Në kuadër të publikimit të serisë për personat që kontribuan dhe luftuan për të Drejtat për Lirinë e njeriut, Ambasada amerikane në Prishtinë, i ka dedikuar një shkrim kosovares Njomza Eminit.
Në njoftimin e publikuar nga Ambasada amerike Emini cilësohet si një model pozitiv për gratë e reja në fushën e të drejtave politike dhe pjesëmarrjes, njofton Klan Kosova
“Njomza Emini është një model pozitiv për gratë e reja në fushën e të drejtave politike dhe pjesëmarrjes. Ajo ishte anëtare e Parlamentit gjatë dy mandateve, duke kontribuar në përgatitjen dhe miratimin e shumë legjislacionit për të drejtat e njeriut, më saktë ligjet dhe çështjet e lidhura me aftësinë e kufizuar dhe dokumentet e politikave”.
“Pas karrierës së saj produktive si parlamentare, ajo vazhdon angazhimin e saj shoqëror duke mbrojtur të drejtat e grupeve të cenueshme. Emini është President i Komitetit Paralimpik të Kosovës dhe aktualisht është Drejtori Ekzekutiv i Forumit për Udhëheqje dhe Diplomaci. Të dy pozicionet i mundësojnë asaj të zbatojë projekte dhe të avokojë për personat me aftësi të kufizuara dhe gratë”, thuhet në njoftim.
In our second post in our Rights to Freedom series, let’s commemorate the champions for those who don’t always have a…
Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Monday, 27 July 2020