E enjte, 12 Dhjetor, 2024

Amar Dobreva, 11-vjeçari nga Mitrovica – po ndjek suksseshëm ëndrrën për t’u bërë këngëtar dhe model

- Advertisement1-

Intervistoi: Donat Maloku

Edhe pse në moshë të vogël, qysh tani e ka në mendje ëndrrën që dëshiron ta realizojë kur të rritet. Aktualisht merret me muzikë dhe modelizëm, profesione të cilat i ka shumë për qejfi, por kur pytet se cilën e zgjedh mes tyre, nuk ka fare dyshime, thotë e dua modelizmin. Fjala është për Amar Dobrevën, 11-vjeçarin nga Mitrovica i cili ka bërë punën e modelit për fëmijë në shumë biznese të njohura të vendit.

- Advertisement -

Amari në një intervistë për Kids of Kosova (www.kidsofkosova.net) tregon edhe për festivalet e muzikës që ka marrë pjesë dhe për planet e tij.

Kids of Kosova: Sa vjeçar jeni, në cilën shkollë vijoni mësimet dhe në cilën klasë jeni?

Amar Dobreva: Unë jam Amar Dobreva nga Mitrovica, jam 11 vjeçar dhe sapo kam mbaruar klasen e V-të në Shkollen fillore “Musa Hoti” me mësuese Fatmire Shosholli Krasniqi.

Kids of Kosova: Ju merreni me muzikë dhe modelizëm. Cilen e keni më për zemër dhe mendoni se do vazhdoni të merreni?

Amar Dobreva: Po unë merrem me të dyja por me modelizem merrem qe afer 6 vite dhe me muzikë qe 2 vite.

Unë mendoj qe do të vazhdoj me të dyja sepse tash nuk mund t’i ndaj, por nëse më duhet të zgjedh e kisha zgjedh modelizmin, sepse aty i kam marr hapat e parë dhe për çdo sukses timin e falenderoj fotografen e agjensionit KidsModel-Kosovë, Fitore Majancin e cila e bënë të pamundurën që fëmijët e agjensionit të arrijnë sukses në fushën e modelizmit.

- Advertisement -rrrrrrr

Kids of Kosova: A keni marrë pjesë në ndonjë festival për fëmij, nëse po në cilin?

Amar Dobreva: Po përveç shumë sfilatave të modes dhe reklamave nëpër emra të njohur të biznesit kosovar si: RisiKids, GizaCenter, Ssprint, Vivafresh, A&M megastore etj.

Kam pjesë edhe në dy festivale, festivali i parë për mua ka qenë SidorelaFest i cili është mbajtur në tetor në tetor 2019 në qytetin e Ferizajit. Aty jam paraqitur me këngën “Unë dhe Dielli” dhe kam fituar vendin e 3 në kategorinë e moshes time, ndërsa tash me datë 29 të muajit qershor edhe pse në kushte pandemie është mbajtur festivali për fëmij më madhështori deri më tani DiamondFest me drejtoresh këngëtaren e njohur Njomza Mezini, aty jam paraqitur me këngën Bomerang dhe kam fituar vendin e parë të publikut.

Kjo këngë po pritet mjaft mirë nga bashmoshataret e mij dhe unë jam shumë i kënaqur me suksesin e arritur deri më tani.

Kids of Kosova: A shkon në shkollë të muzikës? Cilat jane planet tuaja?

Amar Dobreva: Për shkak të angazhimeve të shumta me shkollën, modelizmin, këndimin, vijoj edhe mësimin në gjuhë angleze në shkollen e gjuhëve të huaja “London School” dhe koha nuk më ka premtuar më herët të jem edhe në shkollën e muzikës.

Por plani im është qe tash në shtator me fillimin e vitit të ri shkollor të filloj mësimin për gitare në shkollën e muzikës ‘Tefta Tashko’ në Mitrovicë dhe të vazhdoj të sjell këngë edukative për bashkmoshatarët e mij dhe foto të bukura nga fusha e modelizmit.

Kids of Kosova: Për fund, mesazhi juaj për bashkëmoshataret tuaj, por dhe prindërit e tyre?

Amar Dobreva: Mesazhi im kryesor kish me shku ndoshta të prinderit që t’i përkrahin fëmijët e tyre dhe ti angazhojnë në aktivitete të ndryshme, t’i mbajnë sa më larg paisjeve teknogjike.

Unë i falenderoj shumë prindërit e mi të cilët në çdo moment më këshillojnë dhe më përkrahin, ata duan më të mirën për mua dhe unë premtoj qe asnjëher nuk do t’i zhgënjej.

Faleminderit juve për përkrahjen dhe promovimin qe po ju bëni talentëve të ri në mbarë Kosovën.

Ju dëshiroj shumë suksese në punën tuaj. (Kids of Kosova).

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sakip Kryeziu, drejtor i shkollës “Isa Boletini” në Rahovec: Puna jonë një mision fisnik, MASHT t’i thotë ‘PO’ kërkesave tona

Gazetona Online që merret ekskluzivisht me fushën e arsimit, AlbanianEducation.net ka realizuar një intervistë...

INTERVISTË| Pranvera Qerimi, mësuesja nga Ferizaj: Punën në arsim e nisa më 2022, ndjenjë e veçantë kur e kapa ditarin – s’do ta harroj...

Para dy vitesh nisi punën në arsim. Thotë se nuk do ta harroj kurrë...

INTERVISTË| Selvije Makolli, mësuesja nga Prishtina që pas orarit mëson fëmijët me kancer në Onkologji: Jam e lumtur që po ju ndihmoj

29 vite kontribut të çmueshëm në arsimin shqip si mësuese e matematikës, ku vazhdon...

INTERVISTË| Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë: Të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë në arsim

Intervistë me Mirvete Bahtiri - drejtoreshë e shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë Sa është e...