E hënë, 24 Shkurt, 2025

Amantina Pervizaj: Sistemi arsimor është ‘nyje’, duhet të evoluojë dhe t’i përshtatet zhvillimeve

- Advertisement1-

Në kohën kur teknologjia po avancon me hapa të shpejtë dhe informacioni bëhet gjithnjë e më i lehtë për t’u arritur, sistemi arsimor duhet të evoluojë.

Amantina Pervizaj, doktore në Neuroshkencë Kognitive dhe Gjuhësi ka adresuar këtë çështje në një podcast për Telegrafin, në të cilin ajo ka theksuar inteligjencën e lartë të fëmijëve në Kosovë dhe nevojën për të përditësuar metodat e mësimdhënies, që t’i përshtaten më mirë nevojave dhe potencialit të tyre.

- Advertisement -

Pervizaj ka shprehur shqetësimin se trajnimet që ofron Ministria e Arsimit e Shkencës janë të fokusuara më shumë në zhvillimin e aftësive të lidershipit, dhe jo aq shumë në aftësitë esenciale që do të ndikonin në mënyrë të drejtpërdrejtë në cilësinë e edukimit dhe zhvillimit kognitiv të fëmijëve.

“Në inteligjencë të jemi shumë të sinqertë fëmijët tanë nuk kanë ngecje dhe as ngecje në zhvillim, pasi teknologjia është e njëjtë si në Singapor si këtu. Por sistemi arsimor këtu është nyje, këtu e kemi një lak. Vërtetë e kemi një problem që të dalim nga gëzhoja. Kemi trajnime që mbahen nga Ministria e Arsimit për lidership. Nuk është çudi që secili dëshiron të bëhet lider, pasi trajnimet janë të koncentruara në disa aftësi, shkathtësi të buta dhe jo në ato esenciale”, ka thënë Pervizaj.

Duke krahasuar me institucione si Universiteti i Harvardit, ku mësimdhënësit janë të përfshirë në hulumtime dhe zhvillimin e materialeve mësimore bazuar në nevojat e gjeneratave të ardhshme, Pervizaj thekson një ndryshim të madh në qasjen ndaj edukimit.

Ndërsa në Kosovë, ajo pohon se shpesh plan-programet janë thjesht kopje të njëra-tjetrës pa u adaptuar në mënyrë që të reflektojnë zhvillimin e shpejtë të shoqërisë dhe nevojat individuale të nxënësve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...