Altin Thaçi nga Rahoveci del i pari në garat e Fizikantëve të rinj, përfaqëson Kosovën në dy olimpiada ndërkombëtare

- Advertisement -

Altin Thaçi, nxënësi ynë i klasës së nëntë nga Shkolla Fillore “Rilindja” në Çifllak të Rahovecit, zuri vendin e parë në Garën Republikane të Fizikanëve të Rinj.

- paragrafi 1 -

Në këtë garë, ku morën pjesë nxënësit e shkollave të të gjitha komunave të Kosovës, Altini triumfoi me njohuritë e tij shkencore në lëndën e fizikës dhe nga sot, ai do ta përfaqësojë shtetin tonë në dy olimpiada me renome ndërkombtare.

- Advertisement -

Njoftimi i bërë nga kryetari i Rahovecit:

Sot mora një lajm të shkëlqyeshëm!

Altin Thaçi (Elektroni 742), nxënësi ynë i klasës së nëntë nga Shkolla Fillore “Rilindja” në Çifllak, zuri vendin e parë në Garën Republikane të Fizikanëve të Rinj. Në këtë garë, ku morën pjesë nxënësit e shkollave të të gjitha komunave të Kosovës, Altini triumfoi me njohuritë e tij shkencore në lëndën e fizikës dhe nga sot, ai do ta përfaqësojë shtetin tonë në dy olimpiada me renome ndërkombtare:

- Advertisement -

✅ Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës (International Physics Olympiad – IPhO2022).

✅ Olimpiadën Europiane të Fizikës (Europian Physics Olympiad – EUPhO2022).

Edhe 2 nxënëset tona, Vlera Orllati dhe Vesa Durguti, nga klasat X dhe XII të SHML “Xhelal Hajda-Toni”, treguan sukses të admirueshëm në këto gara, me ç’rast, Vlera Orllati zuri vendin e 6-të, ndërsa Vesa Durguti vendin e 8-të në nivel vendi.

Suksesi i nxënësve tanë na bëri krenarë të gjithë neve, shkollat ku mësojnë, mësimdhënësit e tyre e poashtu edhe familjet e tyre!

Altinit, Vlerës, Vesës dhe të gjithë nxënësve të komunës sonë të të gjitha niveleve iu urojmë shëndet dhe plot suksese në vazhdim!