E diel, 23 Shkurt, 2025

Altin Hazizaj: Gjysma e mësuesve në Shqipëri nuk janë të aftë

- Advertisement1-

Altin Hazizaj nga CRCA, ishte këtë të premte i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania për të folur rreth ngjarjes shumë të rëndë të dhunimit të vajzës 3-vjeçare në kopsht dhe dhunës së ushtruar në ambientet ku fëmijët dërgohen për t’u edukuar.

Hazizaj tha se në të vërtetë në të gjithë strukturat e arsimit në Shqipëri duhet një reformë e thellë duke filluar nga buxheti e deri te mësuesit, pasi sipas tij në kushtet e tanishme, vetëm gjysma e mësuesve në Shqipëri kanë aftësinë për të dhënë mësim.

- Advertisement -

“Arsimi publik shqiptar ka nevojë për një reformë totalisht të thellë. E para ëhstë buxheti. Ka 13 vite që premtohet se busheti do të shkojë 5% ka qenë që në programin e parë tq qeverisë Rama. Buxheti për arsimin sot në shqipëri ëhstë 2.4% e GTP-së.

Është buxheti më i ulët i çdo shteti në të gjithë Europën. E dyta që ëhstë një e vërtetë shumë e hidhur, gjysma e mësuesve në Shqipëri i përmbushin kriteret dhe konsiderohen të aftë për të dhënë mësim, gjysma tjetër e mësuesve nuk konsiderohen të aftë për të dhënë mësim. Duhet investuar te dija e mësuesve”,-tha Altin Hazizaj. /Euronews.al/

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...