E shtunë, 5 Tetor, 2024

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

- Advertisement1-

Apel për ndihmë!

Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë muaj, është diagnostifikuar me Leucemi Acute Lymphoblastica , tash e sa kohë i hospitalizuar në Kliniken e Pediatrisë, reparti i Hemato-Onkologjisë në QKUK.

- Advertisement -

Pas përpjekjeve të shumëta të doktorëve, sëmundja i është përkeqësuar, me ç’rast është udhëzuar nga doktorët për dërgim urgjent jashtë vendit për trajtim. Alpi është dërguar në Stamboll të Turqisë në Spitalin EMSEY, ku pas ekzaminimeve shtesë është shtrirë për trajtim!

Mjekimi intensiv në të gjitha fazat kushton afër 250.000 €, ku Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Kosovës ka lëshuar fletëgarancionin për mbulimin e shumës 81,750€, të cilët i falënderojmë shumë.

Shumën prej 170,000 € që duhet ta sigurojmë, është e papërballueshme për familjen.

LINKU ku mund të nihmoni

Duke shpresuar në ndihmën e Zotit të Plotëfuqishëm dhe vullnetin e mirë të njerëzve, po ju drejtohemi me këtë lutje të gjithëve të na ndihmoni për shërimin e Alpit, që t’ia mundësojmë t’i kthehet jetës, si bashkëmoshatarët e tij.

Ju falënderojmë secilin paraprakisht, Zoti ju dhashtë mirësitë e tij në familjet tuaja.
Bashkangjitur janë të gjitha dokumentet e djalit dhe konto bankare.
Zoti ju dhashtë begati pafund!

- Advertisement -rrrrrrr

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...