E shtunë, 18 Janar, 2025

Alonso ka kryer 54 operacione, nëna s’pranon të dorëzohet: Do t’i kthehet normalitetit

- Advertisement1-

Enkelejda Tarazhi mund të cilësohet si një nga gratë më të forta të momentit. Ajo ka 15 vite që i kalon vetëm nëpër spitale, pasi djali i saj, Alonsi ka pasur probleme shëndetësore dhe vazhdon ende me plot vështirësi.

Në një lidhje me Skype nga Londra për “ABC e Mëngjesit”, Enkelejda ka treguar të gjitha peripecitë, duke theksuar se është optimiste që një ditë Alonsi do t’i kthehet normalitetit.

- Advertisement -

“Isha vetëm 12 javëshe shtatzënë kur mora vesh se fëmija kishte probleme me zorrët. Në fillim ata më thanë që vetëm një operacion dhe nuk do të ketë problem, por nuk shkoj kështu. Ai shkoi nga një problem në tjetrin. Edhe e futëm për transplant, i cili shkoi me sukses. Pas 6 muajsh kishte kancer. Ne kemi shpenzuar të gjithë jetën në spital. Kur ishte 5 vjec humbi gishtat në një koma.

Unë nuk besoja që do të ndodhte një gjë e tillë, ndoshta intuita e nënës. Veshkat po dështonin dhe donin dializë, po ashtu venat. Bëmë një operacion dhe ja doli. Ndërkohë që askush nuk besonte që djali do të dilte gjallë nga operacion.

Më datën 15 të këtij muaji ka një operacion tjetër dhe do të heq tubat. Më pas ka mundësi të shkojë në shkollë dhe do t’i kthehet normalitetit”, u shpreh nëna e Alonsit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...