Almeda Abazi rrëfen vuajtjen 16-orëshe, Tolga hoqi dorë nga fëmija i tretë

- Advertisement -

Lindja e Efehan, djalit të Almeda Abazit dhe aktorit të njohur turk, Tolgahan Sayisman, nuk ka qenë e lehtë, edhe pse pritja e ëmbël ishte një nga periudhat më të bukura për Almedën dhe Tolgën.


Pak pas lindjes, prindërit e rinj u përballën edhe me një ndërhyrje të vështirë të vogëlushit, e cila i trishtoi edhe më shumë, por fatmirësisht gjithçka shkoi për mrekulli. Tani Efe është vëllai i madh bukurosh që është gati të kujdeset për motrën e sapolindur, Alina.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Almeda Sayisman (@almeda92)

- Advertisement -

Por edhe lindja e vajzës nuk paska qenë më e lehtë për Almedën. Të gjithë vuajtjen dhe pritjen e gjatë, bukuroshja shqiptare e ka ndarë me publikun përmes një videoje në YouTube, ku rrëfen ndër të tjera edhe për dorëzimin e Tolgës, pas kësaj shtatzënie.