E premte, 20 Shtator, 2024

Alma Mara: Mësimdhënia duhet të jetë plot me ide, në vend që të jetë e mbushur me terma dhe përkufizime

- Advertisement1-

Një ide e denjë është të mësojmë nxënësit “të duan librin”. Prej tij buron e ardhmja e një individi, populli, kombi. Një nxënës i lexuar është një qytetar i nesërm që punon për vendin e tij, pse jo duke u bërë edhe mësues.

Një ide e denjë është të mësojmë nxënësit “të duan librin”.

- Advertisement -

Prej tij buron e ardhmja e një individi, populli, kombi.

Nuk ju harrova dhe për ju nuk mendoj veç ditën e parë të shkollës.

Të dashur kolegë, cilëtdo qofshi dhe kudo punofshi, mos harroni që kemi në duart tona të ardhmen e vendit!

Ajo që shikojmë sot, dëshmon që nuk e kemi bërë ashtu siç duhet detyrën tonë.

Jemi shpërndarë në mijëra copëza dhe role duke harruar që pikë së pari jemi mësues.

Kemi krah nesh psikologë, prindër, policë… mbështetës të funksionit tonë.

- Advertisement -rrrrrrr

Nuk duhet të harrojmë që duhet të lidhim fort punën tonë me kolegët tanë mbështetës.

Ne kemi si detyrë kryesore të bëjmë nxënësin të dojë librin, dijen, arsimimin!

Ne kemi si detyrë të mësojmë nxënësin të dojë vendin e tij.

Ne kemi si detyrë të mësojmë nxënësin të jetë qytetar, njohës dhe zbatues i ligjit.

Ne kemi si detyrë të mësojmë nxënësin që familja dhe shkolla janë “universiteti” i jetës së tyre dhe aty ka rregulla dhe disiplinë që formojnë dhe jo censurojnë.

Ne kemi si detyrë të studiojmë çdo ditë në shërbim të pasurimit tonë shkencor dhe këtë lloj pasurie nuk e kemi tonën, por ua dhurojmë ditë pas dite brezave.

Ne kemi si detyrë t’u tregojmë nxënësve rrugën për tek biblioteka e shkollës dhe jo derën e jashtme të saj.

Ata që po vrasin, dhunojnë janë nxënësit tanë.

Ata që po ndrijnë në universitete dhe punë e profesione të ndryshme, janë përsëri nxënësit tanë.

Ajo që kemi bërë apo s’kemi bërë mirë, nis dhe përfundon tek dashuria për librin!

A do të mundemi vallë që nisur nga sot, ta zëvendësojmë celularin me libra?

Ne e kemi këtë detyrë, të bëjmë nxënësin të dojë librat, dijen, arsimimin!

Ne kemi detyrë të heqim dhe mijëra gurë e pengesa në rrugën tonë si arsimtarë, por kryesor është nxënësi ynë!

Pa fyer dinjitetin e tij, duhet të punojmë të bëjmë detyrën tonë, atë të mësuesit.

Vetëm kështu vendosim dhe ruajmë dinjitetin tonë!

Një nxënës i lexuar është një qytetar i nesërm që punon për vendin e tij, pse jo duke u bërë edhe mësues. / Portali Shkollor /

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...