E premte, 20 Shtator, 2024

Alketa Nikolla, mësuesja që kultivon artin tek fëmijët, fiton çmimin “Mësues Promotor i Talenteve 2023”

- Advertisement1-

Alketa Nikolla, prej më shumë se 20 vitesh ia ka dedikuar jetën e saj kultivimit të artit tek fëmijët, pasi mëson violinën në shkollën e muzikës në Durrës.

“Ne po mundohemi shumë, po lodhemi shumë, që si e si të bëjmë brezin të mësojë më shumë, të marrë dije më shumë. Nuk po themi që të bëhen violinistë e të dalin nesër violinistë, jo. Në fund të fundit, të mësosh një vegël muzikore nuk është gjë e gabuar, është një gjë e shtuar në kulturën e një nxënësi”, thotë mësuesja.

- Advertisement -

Si një shpërblim për punën shumëvjeçare, ajo u vlerësua në ceremoninë e fundvitit nga Ministria e Arsimit me çmimin “Mësues Promotor i Talenteve 2023”.

“Duke parë që kemi mësues më të vjetër në moshë, që kanë më tepër vite eksperiencë pune, është fiks ajo shprehja ‘rrufe në qiell të hapur’, mua kështu më ndodhi. Shumë surprizë e madhe. Megjithatë, them që puna që bëhet në shumë vite, vjen një ditë që do shpërblehet”, shprehet ajo.

Dëshmitare e sistemit në dy kohë të ndryshme, që nga monizmi deri në demokraci, Nikolla thotë se ende edhe sot në shkolla mungojnë shumë gjëra.

“Unë e shikoj në vijueshmëri të shumë viteve dhe duke parë në çfarë periudhe jetojmë, sa përpara ka ecur bota dhe të mendojmë, se nxënësi nuk ka një piano të studiojë në shtëpi? Domethënë, çdo gjë ka atë koston e vet dhe ne kërkojmë, kërkojmë, por ndonjëherë duhet t’i shtrijmë këmbët sa kemi jorganin, nuk duhet të kërkojmë vetëm nga nxënësi”, thotë mëuesja.

Pavarësisht këtyre mungesave, në ditën kur ajo feston me kolegët e saj ditën dedikuar mësuesit, ajo është shpresëplotë, se ditë më të mira do të vijnë përpara edhe për arsimin në vend. /euronews.al

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...