Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi, tha se paga e 13-të për punëtorët e administratës publike duhet të ekzekutohet gjatë muajve mars ose prill.
Gashi shprehet se nuk ka asnjë arsye për vonesa të mëtejshme.
Ai bëri të ditur se deri më tani nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar nga ministria e financave.
“Do duhej të dalë në muajin mars ose në prill sepse e kanë përfshirë edhe në buxhet, s’ka logjikë të vonohet më shumë. Nuk kemi pas komunikim nga Ministria apo dikush tjetër”.
“Kjo duhet të jetë çështje e kryer pasi është e përfshirë në Ligjin për Buxhet”, ka thënë ai, për “Front Online” .