Ali Gashi nga BSPK’ja ka folur lidhur me pezullimin e grevës deri në fillim të janarit.
Gashi thotë se beson që deri nesër në fund të orarit mësimor do të informohen dhe pastaj do të dalin me një qëndrim publik.
Ali Gashi i BSPK’së tregon se kur do të dalin me qëndrim për pezullimin e grevës
Ali Gashi nga BSPK’ja në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka folur lidhur me pezullimin e grevës deri në fillim të janarit.
Gashi thotë se beson që deri nesër në fund të orarit mësimor do të informohen dhe pastaj do të dalin me një qëndrim publik.
“Jemi ka punojmë në atë drejtim. Do të jetë në diskrecion të këshillave edhe nëpër shkolla edhe nëpër institucione të tjera, që ta bëjmë komunikimin. Besoj që nesër do të duhej deri ka fundi i orarit që ta kemi një rezultat preliminar, që bazë të cilit do të informohemi ne si këshill grevist i bashkimit të sindikatave të Kosovës. Pastaj ne do të dalim me një qëndrim që do të jetë publik”, tha ai.
Tutje ai tha se “Për hir të Kosovës, jemi duke punuar që jo ta ndërpresim grevën, por bëhet fjalë vetëm për pezullim të grevës deri në fillim të janarit”.