E diel, 19 Janar, 2025

Alesia e vogël rrezikon të mos ecë më, ajo ka nevojë urgjente për ndihmë

- Advertisement1-

Ndodhemi në fshatin Kuqar, afro 40 minuta larg Këlcyrës. Takohemi me familjen Rrapo, e cila sot kërkon ndihmë për të kuruar vajzën e tyre të sëmurë.

Pas 4 vitesh tentativash për t’u bërë prindër, Florenci dhe Albina sollën në jetë Alesian.

- Advertisement -

7-vjeçarja vuan nga një sëmundje e këmbëve që e pengon të ecë, të vrapojë dhe i shkakton shumë dhimbje.

“Arrita që u bëra nënë. Por, doli e vërtetë ajo që tha doktori në Çorovodë, kam vuajtur nëpër spitale.”

Alesia ka lindur nga martesa e dy personave të sëmurë të padiagnostikuar. Kur Albina, nëna e saj ngeli shtatzënë, mjeku e paralajmëroi për një lindje problematike. Për shkak të padijes, pamundësisë ekonomike dhe problemeve të shumta që kanë; e vetmja gjë që dinë për këtë sëmundje është që Alesia ka shumë dhimbje.

“Nga mesi e poshtë më thotë që kam dhimbje, sidomos kur eci shumë. U detyrova sivjet të blija gomarin që ta çoja në shkollë. Kur e çova atje, të gjithë fëmijët ishin duke ecur normal, vetëm ajo ishte ndryshe. Veç për Alesian qaj natë e ditë,” rrëfen Albina.

- Advertisement -rrrrrrr

Të dy prindërit janë të paaftë për punë. Megjithatë Florenci punon në fshat punë të ndryshme fizike, kurse Albina mbledh dhe shet bimë medicinale.

Janë të pafuqishëm për të shpëtuar vajzën, shëndeti i të cilës sa vjen dhe vihet në rrezik. Sot ata kërkojnë ndihmën tonë për ta dërguar Alesian në spital dhe për ta ndihmuar atë të shërohet.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...