E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Alejna Selimi, 9-vjeçarja nga Vushtrria që synon të bëhet shkrimtare

- Advertisement1-

Që e vogël kur ka nisur të shkruaj e lexoj është vënë re se ka diç më shumë se bashkëmoshatarët.

I pëlqen të shkruaj dhe tani ka botuar një libër të saj me titull “Ne jemi bota” ku i kushtohet fëmijëve, kurse është duke punuar për librin e dytë të cilin pret ta promovoi sapo tëbëhet bashkë me shoqet e shokët, pra kur t’i kthehet bankave shkollore.

- Advertisement -

Kjo është Alejna Selimi, nxënëse e klasës së katërt  në shkollën fillore”Mustafë Venhari”Vushtrri.

Ajo për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) tregon se kur nisi të shkruaj.

“Talenti im filloi qysh në klasën e parë, mësuesja na jepte të shkruaj fjali, unë çdo herë kisha dëshirë të shkruaj më shumë se një fjali. Dhe atëherë më lindi ideja të bëhem shkrimtare dhe të shkruaj libra si ato që ishim duke i mësuar, që shoket dhe shoqet t’i marrin librat e mija për t’i lexuar dhe unë të tyre, kështu që mund të bëhemi një klasë shkrimtarësh”, thotë Alejna për “KidsofKosova”.

Ajo e ka të qartë se çfarë dëshiron të bëhet kur të rritet.

“Unë synoj të bëhem një shkrimtare e njohur botërore pasi që kam dëshirë të lexoj shumë libra të  shkrimtarëve të njohur shqiptar dhe të huaj”, thotë ajo.

Më pas tregon për libri e parë që ka botuar dhe të dytin që do ta botoj së shpejti.

- Advertisement -rrrrrrr

“Në librin tim ‘Ne jemi bota’, vetë titulli tregon sa të rëndësishëm jemi ne fëmijët. Në librin tim me tregim do të gjeni porosi dashuri, kujdes, sjellje të mira, këshilla, ngjarje reale dhe fantastike (imagjinare), që ju kanë pëlqyer të gjithë atyre që e kanë lexuar. Ndërsa librin e dytë jam ka punoj besoj do ta promovoj po sa të kaloi kjo pandemic, sepse kam dëshirë të jenë prezent  edhe shokët e shoqet. Ndërsa për titull ende nuk kam vendosur edhe pse në mendje kam disa tituj si psh. Shoqëria është pasuri. Tematika ka të ndryshme sepse ka tregime me tema të ndryshme  si dashuri dhe kujdesi për të moshuarit, tregime për pandemin, kujdesi për mjedisin, dashuria ndaj gjyshërve, për mirësjelljen, për shkollën, pushimet në pandemi, të jesh i ditur lexo,dashuria ndaj librave,stina e parapëlqyer,kujdesi per shëndetin etj”, thotë Alejna.

“KidsofKosova”, i uron shumë suksese Ajlenes me dëshirën që të bëhet një shkrimtare vërtetë e njohur, jo veç në Kosovë por edhe më gjërë. (KidsofKosova).

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Rrezarta Dushi: Ditën kur e kapa ditarin për herë të parë ishte pesha më e madhe e jetës time

Mësuesja Rrezarta Dushi para 15 viteve për herë të parë kapi ditarin dhe doli...

Minire Berisha, drejtoreshë e shkollës “Shkëndija” në Hajvali: Përveç pagës, të ketë shpërblime për performancën e mësimdhënësve

Minire Berisha, nga viti 2018 është drejtoreshë e shkollës "Shkëndija" në Hajvali të Prishtinës....

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

INTERVISTË| Djana Koçiaj, themeluese e shkollës “Iliria” në Londër: Të mbajmë gjallë gjuhën shqipe ndër breza edhe në diasporë

Ka një karrierë prej 30 vitesh si mësimdhënëse në disa shkolla të qytetit të...