E martë, 25 Shkurt, 2025

Aleina Hamiti, fiton bursë në fushën e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM)

- Advertisement1-

Aleina Hamiti është studente e Matematikës në Fakultetin e Shkencave Matematikë-Natyrore.

Ajo është njëra prej vajzave dhe grave që ka përfituar bursë në fushën e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) ng Qeveria e Kosovës.

- Advertisement -

Në vitin akademik 2021/22, Qeveria ka ndarë 1300 bursa për vajza dhe gra për studime në fushat e STEM-it.

Qeveria thotë se për këtë vit ka dyfishuar mbështetjen me 2 milionë euro për 2000 bursa, për studime në STEM.

“Qeverisja jonë po vazhdon nxitjen e vajzave dhe djemve për studime në profile deficitare. Për këtë kemi ndarë 106 bursa.
Rreth 2 mijë bursa i kemi ndarë për studentët e dalluar për studime brenda dhe jashtë vendit.
Ndërkaq rreth 300 mijë euro për bursa për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Nga fillimi i mandatit gjithsej kemi ndarë 3978 bursa për studentë për studime brenda dhe jashtë vendit”, ka thënë kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...