Albulena Uka, e lindur në Bajgorë të Mitrovicës dhe mbesë e heroit Mehe Uka, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo ka përfunduar me rezultat të lartë një nga provimet më të vështira dhe më prestigjioze në botë – provimin e Avokatisë në Nju Jork.
Përpara se të nisej drejt SHBA-së për të avancuar karrierën e saj profesionale, Uka ka qenë edhe asistente në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, duke kontribuar në rritjen akademike të shumë studentëve.
Suksesi i saj po shihet si inspirim i madh për të rinjtë kosovarë, veçanërisht për ata që synojnë të arrijnë majat në fushën juridike ndërkombëtare.
