Albulena Ademi Merovci është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën “12 Qershori” në fshatin Mihaliq të Vushtrrisë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Mësuesja – Drita që Ndriçon të Ardhmen
Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kemi nderin dhe kënaqësinë të shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për mësuesen e dalluar të SHFMU “12 Qershori” Albulena Ademi Merovci. Në këtë ditë të veçantë, vlerësojmë përkushtimin, durimin dhe dashurinë me të cilën ajo ndihmon brezat e rinj të ecin drejt dijes dhe suksesit.
Mësuesja jonë e dalluar është shembulli më i mirë i devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj edukimit.
Ajo jo vetëm që përcjell dije me profesionalizëm dhe përkushtim, por edhe frymëzon nxënësit që të besojnë në veten e tyre, të ëndërrojnë dhe të punojnë për një të ardhme më të ndritur.
Me durim dhe pasion, ajo kultivon vlerat e respektit, bashkëpunimit dhe humanizmit tek nxënësit tanë, duke qenë jo vetëm mësuese, por edhe një udhërrëfyese e shpresës dhe dijes.
Në emër të stafit, nxënësve dhe prindërve, i shprehim mirënjohjen tonë më të sinqertë dhe i urojmë shëndet, suksese dhe mbarësi në misionin fisnik të edukimit.
Me respekt,
Drejtori: Ylli Imeri