Albnor Fasliu diplomon master në Danimarkë



nder titull

- Advertisement5 -

Nga: Bardhyl Islami – Revista Aktuale – Kopenhagë

- paragrafi 1 -

Komuniteti shqiptar në Danimarkë vazhdon të shënojë suksese të rëndësishme në fushën e arsimit dhe profesionalizmit. Një tjetër histori frymëzuese vjen nga i riu shqiptar Albnor Fasliu, i cili ka përfunduar me sukses studimet master në fushën e Kontabilitetit dhe Auditimit.

- Advertisement - M1

Albnor Fasliu ka lindur dhe është rritur në Danimarkë, ndërsa origjinën e ka nga fshati Sllatinë- TETOVË.

Që në vitet e hershme të shkollimit ai ka treguar përkushtim ndaj dijes dhe zhvillimit profesional.

Arsimin fillor e ka ndjekur në komunën e Gladsaxe, ndërsa shkollimin e mesëm e ka përfunduar në institucionin prestigjioz Niels Brock në Frederiksberg.

- Advertisement - m2

Studimet universitare i ka vazhduar në Kopenhagë, për të kurorëzuar rrugëtimin akademik me përfundimin e studimeve master (Cand.merc.aud.) në drejtimin Kontabilitet dhe Auditim në Universitetin e Aalborgut.

728225688 998023242865813 1521795877946636712 n

Përveç arritjeve akademike, Albnori ka dëshmuar arritjet e tij edhe si sipërmarrës, duke themeluar dhe drejtuar biznesin e tij në sektorin e taksive në Danimarkë.

Suksesi i tij përbën një shembull të shkëlqyer të përkushtimit, punës dhe ambicies së të rinjve shqiptarë në diasporë. Arritjet e Albnor Fasliut janë një krenari jo vetëm për familjen e tij, por edhe për komunitetin shqiptar në Danimarkë dhe vendlindjen e të parëve të tij, Sllatinën.

🎉🇦🇱🎓🇩🇰Urime Albnor Fasliut për këtë sukses të rëndësishëm akademik dhe profesional, me dëshirën që rrugëtimi i tij të vazhdojë me edhe më shumë arritje në të ardhmen.

 

 

Shqip | English