E enjte, 12 Dhjetor, 2024

Albiona Barileva, 14-vjeçarja nga Vushtrria – një piktore fantastike, synon të bëhet dizajnere

- Advertisement1-

Intervistoi: Donat Maloku

K talent të jashtëzakonshëm për piktore dhe këtë e tregojnë pikturat që ka bërë. Ka marrë vendin e parë për vizatime në moshën e saj në shkollën ku ndjek mësimet. Kjo është Albiona Barlieva nga qyteti i Vushtrisë, e cila në një intervistë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) thotë se synon të bëhet një dizajnere e famshme, ndërsa jep edhe një mesazh për bashkëmoshataret e saj.

- Advertisement -

Kids of Kosova: A bën një prezantim tuajin të shkurtë? Nga jeni, në cilën shkollë, klasë?

Albiona Barileva: Në radhë të parë ju falënderoj për punën e madhe që bëni me ne fëmijët e Kosovës duke na dhënë mundësinë të prezantohemi me talentet tona.

Unë quhem Albiona Barileva nga Vushtrria ose qyteti antik Vicianum, jam në klasë të nëntë.

Kids of Kosova: Cili është talenti juaj? Kur e keni zbuluar dhe kush?

Albiona Barileva:  Talenti im është Piktura dhe shkrimi i eseve. E kam zbuluar kur kam qenë e vogël, se më ka pëlqyer shumë të vizatoj. Në shkollë e ka zbuluar mësuesja ime Sanie Beqiri dhe mami im në shtëpi që më kanë nxitur të pikturoj dhe të shkruaj.

Kids of Kosova: A keni marrë pjesë në ndonjë garë? Nëse po, a keni fituar çmime?

- Advertisement -rrrrrrr

Albiona Barileva:   Po kam marrë pjesë në gara. Në klasën e shtatë kam marrë vendin e parë për klasat e shtata për vizatim. Kurse për ese kam marrë vendin e dytë për ese në me temën “Kursimi në familje dhe në shkollë “që është zhvilluar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës me datën 31.10.2019.

Kids of Kosova: Çka synoni të bëheni kur të rriteni?

Albiona Barlieva: Unë dëshiroj të bëhem dizajnere kur të rritem dhe besoj që do ta realizoj ëndrrën time.

Kids of Kosova: Mesazhi juaj për bashkëmoshatarët?

Albiona Barlieva: Mesazhi im për bashkëmoshatarët e mi është: Kurrë mos hiqni dorë nga ëndrrat dhe talentet tuaja. Lexoni dhe krijoni sa më shumë se do të keni një jetë më të bukur. Ju uroj të gjithëve të krijoni sa më shumë që të shprehim botën tonë të bukur fëmijërore.

(Kids of Kosova).

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sakip Kryeziu, drejtor i shkollës “Isa Boletini” në Rahovec: Puna jonë një mision fisnik, MASHT t’i thotë ‘PO’ kërkesave tona

Gazetona Online që merret ekskluzivisht me fushën e arsimit, AlbanianEducation.net ka realizuar një intervistë...

INTERVISTË| Pranvera Qerimi, mësuesja nga Ferizaj: Punën në arsim e nisa më 2022, ndjenjë e veçantë kur e kapa ditarin – s’do ta harroj...

Para dy vitesh nisi punën në arsim. Thotë se nuk do ta harroj kurrë...

INTERVISTË| Selvije Makolli, mësuesja nga Prishtina që pas orarit mëson fëmijët me kancer në Onkologji: Jam e lumtur që po ju ndihmoj

29 vite kontribut të çmueshëm në arsimin shqip si mësuese e matematikës, ku vazhdon...

INTERVISTË| Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë: Të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë në arsim

Intervistë me Mirvete Bahtiri - drejtoreshë e shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë Sa është e...