Albina Kelmendi nga Peja diplomon në Universitetin e Harvardit

- Advertisement -

Albina Kelmendi, vajza e ish-deputetit dhe biznesmenit Ramiz Kelmendi ka diplomuar në Universitetin prestigjioz të SHBA-ve, atë të Harvardit.

- paragrafi 1 -

Këtë e ka bërë të ditur vet Kelmendi përmes një postimi në Facebook ku ka thënë se sot është ditë e veçantë për familjen e tij, shkruan Albanian Kids Education.

- Advertisement -

“Studimet në Amerikë janë studime dhe aftësim më miqtë tonë të përhershëm!”, thotë Kelmendi.

Postimi i tij:

Të dashur miq, sot ishte ditë e veçant për mua dhe familjen tonë, sepse sot edhe u zhvillua ceremonia e Diplomimit në Harvard, e ku vajza ime Albina, diplomoi.

- Advertisement -

Albina, urime nga zemra për angazhimin në arsimim dhe avansim në këtë Universitet prestigjioz të SHBA-ve.

Studimet në Amerikë janë studime dhe aftësim më miqtë tonë të përhershëm!

Unë e di se edhe ti në këto vite ke arritur të krijosh miq nga mbarë globi! Ruaji miqtë dhe respektoji çdoherë sipas traditës shqiptare.

Urime dhe mos u ndalë!

Ke mbështetjen tonë!