E shtunë, 18 Janar, 2025

“Albin, mësuesit ta tregojnë qejfin kur të vjen vakti”

- Advertisement1-

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se kryeministri Albin Kurti i ka urrjetë gjithmonë regjimet, andaj sipas tij tashmë kur vet është në regjim, nuk po ka armiq tjerë dhe ka filluar t’i urrej mësimdhënësit dhe sindikatat.

Haradinaj këto komente i bëri në fjalimin e tij parlamentar kushtuar gjendjes me grevën në arsim dhe sektorë tjerë në Kosovë.

- Advertisement -

Ky “gudby” ynë këtu është i keqtrajtuar, është i urrejtur dhe është rritur duke urrjet regjimet. I ka thënë regjimi i atij, regjimi i këtij. Prej që është bërë regjim u kthy dhe ka filluar t’i urrej ata që e kanë pru në regjim. Se si ka mbet më askush kënd me urrjet, i ka urrejt regjimet në shpirt, në palcë, armiqtë e brendshëm. Kush janë armiqtë e brendshëm? Sindikatat, mësuesit, ata duhet mi urejt, duhet m’i mujt, m’i nënshtru ky. Nuk je duke e nënshtrua PAN-in, je duke i nënshtrua mësuesit, ta tregojnë qefin kur të vjen vakti ata. I ka gjet edhe armiqtë në VV, ky s’ja voton atë, ai s’ja voton atë”, tha Haradinaj.

Ai e kritikoi edhe qeverinë se po e pengojnë në foltore e të cilët sipas Haradinajt nuk po dëgjohen nga publiku.

“Po pengohem nga qeveria. Nëse vazhdon kështu do t’ua kthej në atë mënyrë që e marrë”, tha Haradinaj.

Ndërkohë, Haradinajt iu kundërpërgjigj menjëherë kryeministri Kurti, duke i thënë se është e çuditshme që Haradinaj flet në emër të mësimdhënësve.

“Haradinaj me tha se mësuesit ta tregojnë qejfin kur ti vi vakti. Mu dok shumë e çuditshme që Haradinaj flet në emër të mësimdhënësve”, tha Kurti.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...