Albijona I. Vilaku, nga Drenasi, ka marrë licencën zyrtare si avokate nga Oda e Avokatëve të Kosovës.
Ky është një moment i shumëpritur për Albijonën, një arritje që është mundësuar pas shumë përpjekjeve, sakrificave dhe punës së palodhur,
Në këtë ditë të veçantë për të, Albijona ka shprehur mirënjohjen më të thellë për familjen e saj, që ka qenë gjithmonë mbështetje e palëkundur, për koleget dhe shoqërinë e saj që e kanë mbështetur dhe motivuar gjatë gjithë këtij rrugëtimi.
Albijona theksoi se kjo është vetëm fillimi i një kapitulli të ri në jetën e saj profesionale, që e nis me përkushtim ndaj drejtësisë dhe të gjitha përgjegjësive që sjell profesioni i avokatit.
“Ky është fillimi i një kapitulli të ri, që e nis me përulesi dhe përkushtim ndaj drejtësisë,” tha Albijona, e cila shpreson të japë një kontribut të vyer në fushën e ligjit.
Urime dhe suksese të mëtejshme për Albijonën në këtë rrugëtim të ri dhe të rëndësishëm!
/DrenicaOnline