Albesa dhe Almir Kurtulaj, motër e vëlla, kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u kualifikuar për finalen e madhe ndërkombëtare Neo Science Olympiad, e cila do të mbahet në muajin gusht në NEW YORK, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Që të dy, në garën kualifikuese, për klasën e shtatë respektivisht klasën e nëntë u nderuan me medalje të argjendtë, duke u renditur në mesin e më të mirëve nga mbarë Kosova, në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare ku morën pjesë nxënës nga e gjithë bota.
Ky sukses i jashtëzakonshëm dëshmon për talentin, përkushtimin dhe punën e palodhur të Albesës dhe Almirit, si dhe për nivelin e lartë të dijes që përfaqëson rinia jonë.
Një arritje që na bën të gjithëve krenarë dhe që promovon Kosovën denjësisht në arenën ndërkombëtare të shkencës.
Albesa dhe Almiri janë nxënës të International School of Prishtina (ISP).
Urime kampionëve dhe shumë suksese në finalen botërore!.


