Albena Reshitaj: Abetarja unike motiv shtesë për të punuar për rritjen e cilësisë në arsim

- Advertisement -

Anëtarja e Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, Albena Reshitaj, ka takuar sot ministren e Arsimit të Shqipërisë, Evis Kushi me të cilën ka folur për ide dhe mundësi bashkëpunimi me realizime konkrete dhe të nje rëndësie të veçantë në fushën e Arsimit për të dy vendet.

- paragrafi 1 -

Reshitaj thotë se Abetarja Unike mbetet një motiv shtesë për të vazhduar me punë intenzive në bashkëpunime konkrete të radhës me qëllim rritjen e cilësisë së Arsimit Shqip, shkruan Albanian Education.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Në takim me Ministrën e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi, në kuadër të takimeve zyrtare në Tiranë si pjesë e Komisionit parlamentar për Arsim, kam folur për ide dhe mundësi bashkëpunimi me realizime konkrete dhe të nje rëndësie të veçantë në fushën e Arsimit për të dy vendet tona.

Gjatë këtij takimi diskutuam për ecurinë e marrëveshjeve të lidhura në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e arsimit dhe sportit .

- Advertisement -

Abetarja Unike tashmë e realizuar mbetet një motiv shtesë për të vazhduar me punë intenzive në bashkëpunime konkrete të radhës me qëllim rritjen e cilësisë së Arsimit Shqip këndej e andej alpeve shqiptare, për të ruajtur gjuhën shqipe në Diasporë me përkrahje ndërinstitucionale për mesimëdhënësit shqiptarë.
Ideja e hartimit të Enciklopedisë Shqiptare, pranimet e studentëve në universitetet tona, si dhe projektet në fushën e kërkimit shkencor do duhet të jenë thirrje e vetëdijës intelektuale në përgjegjësinë tonë kombëtare.

Së bashku jemi më të fortë

🇦🇱🤝🇽🇰