E hënë, 6 Janar, 2025

Albanologu nga Shqipëria: Shqipja është nga gjuhët më kreative, por i kanë dëmtuar identitetin

- Advertisement1-

Ditëve të fundit, në Kosovë është prodhuar një diskutim i gjerë në rrjete sociale rreth përdorimit të gjuhës shqipe.

Debati që “trazoj ujërat” derivoi nga një video nga një televizion kombëtar, ku dy vajza të reja nga Prishtina, të cilat gjersa pyeten se a dëgjojnë muzikë shqip, njëra nga to tregonte mbi preferencat e saj muzikore duke u përgjigjur edhe me fjalë në gjuhën angleze.

- Advertisement -

Kjo mjaftoi që ndaj vajzave të kishte një mbireagim nga shumë njerëz, në të shumtën e resteve me një gjuhë bullizuese, e deri nga ata që e konsideruan si “deformim të shqipes”.

Madje, kishte nga ata që e konsideronin edhe si “ndikim perendimor” dhe “superioritet shtresor e klasor”.

Mirëpo, pati zëra edhe në mbrojtje të vajzave duke e argumentuar se gjuha shqipe ka mbetur e varfër dhe e papërditësuar që për shumë gjëra nuk i gjinden shprehje.

Nacionale ka pyetur albanologun nga Shqipëria, Luan Dalipi rreth shtysës nga gjeneratat e reja që të flasin anglisht edhe kur pyetën në gjuhën shqipe.

I pyetur se a po “turpërohen” moshat e reja nga përdorim i gjuhës shqipe, apo ekziston mungesa e shprehjeve në shqip, Dalipi tha se nuk beson që është gjendje turpi por nevojë për fjalorin shqip që të zëvendësoj me termat e huaja.

Sipas profesor Dalipit, akademikët janë kujdesur që pjesën më të madhe të fjalorit shqip ta quajnë sit ë huazuar.

- Advertisement -rrrrrrr

“Akademikët zyrtarë janë kujdesur ta thajnë fjalorin e shqipes duke ia quajtur pjesën më të madhe të tij (93%) si të huazuar dhe ndërsa “bëjnë luftë” për të “ruajtur” e “mbrojtur” standartin, ata kanë sulmuar e dëmtuar rëndë identitetin e gjuhës shqipe dhe për këtë i fshihen përballjes me një realitet që ata vetë e kanë stisur”, tha Dalipaj për Nacionale.

Si studiuesit i cili merret aktivisht me zbërthimin etimologjik të fjalëve shqip, gjuha shqipe është nga më kreativet në botë që mund të krijohen pafundësisht fjalë, por sipas tij huazimet shpesh nuk janë të mirëfillta, duke thënë se origjina e tyre buron te gjuha shqipe.

“Shqipja është një nga gjuhët më kreative në botën e gjuhëve dhe ajo mund të krijojë fjalë pa fund dhe nuk ka nevojë për huazime të reja. Porse edhe huazimet shpesh nuk janë huazime të mirëfillta sepse në thelb origjina e tyre referon te shqipja”, tha Dalipaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Qudia në Llap: Radiatori vendoset në oborrin e shkollës, drejtori tregon arsyen

Një radiator është vendosur tash e sa kohë jashtë objektit të shkollës fillore “Shaban...

Ç’PO NDODHË: Universitetet Publike në krizë, më shumë studentë të regjistruar në kolegjet private

Gjatë vitit akademik 2023/2024, numri i studentëve të regjistruar në kolegjet private në Kosovë...

Vidhet një laptop në një shkollë në Suharekë

Në një shkollë në Suharekë dje është vjedhur një laptop. Rasti ka ndodhur gjatë natës. “VJEDHJE...

11 fëmijë përditë bëjnë 5 kilometra rrugë nga Maqedonia e Veriut për shkollim në Kosovë

11 fëmijë të lagjes Bardhi në fshatin Bllacë janë të detyruar që për t’i...