Albana Toçka: Rregullat ndryshojnë në “mes të lojës” – mësuesit skualifikohen pasi dorëzuan dosjet dhe morën pikët

- Advertisement5 -

Reagim i fortë nga mësuesja Albana Toçka: ndryshimi i rregullave në mes të procesit ka sjellë skualifikime masive nga kualifikimi. Dosje të aprovuara dhe pikë të shpallura rrëzohen nga një udhëzim i ri i Ministria e Arsimit dhe Sportit. Vetëm në Vlorë raportohen rreth 200 mësues të skualifikuar.

Nga mësuesja Albana Toçka

- paragrafi 1 -

8467 0 b97f27da8c4554b883286835ee3187fd

- Advertisement - M1

Të jesh mësues në Shqipëri do të thotë të përballesh çdo ditë me sfida, por ajo që po ndodh këtë vit me procesin e kualifikimit profesional kapërcen çdo parashikim dhe cenon rëndë dinjitetin tonë.

Imagjinoni këtë situatë:

  • Kemi muaj që punojmë mbi portofolin tonë profesional.
  • Kemi hartuar projekte kurrikulare,
  • kemi mbledhur dëshmi të trajnimeve,
  • kemi shpenzuar kohë, energji dhe mjete financiare për të përmbushur çdo kriter të kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Pas dorëzimit, dosja jonë aprovohet, na shpallen pikët e vlerësimit dhe jemi gati për hapat finalë.

Dhe papritur, në fund të shkurtit 2025, del një Udhëzim i ri (Nr. 12) që vendos “licencën” si kusht eliminator për mësuesit që kanë hyrë në sistem pas vitit 2010. Rezultati? Skualifikim i menjëhershëm.

- Advertisement - m2

Pse kjo është e padrejtë?

* Cënimi i Sigurisë Juridike: Nuk mund të ndryshohen rregullat e kualifikimit pasi procesi ka nisur dhe mësuesit janë shpallur fitues të fazës së parë. Ky është një parim bazë i shtetit të së drejtës që po shkelet hapur.

* Mundi i hedhur poshtë: Projektet tona janë gati, portofoli është vlerësuar me pikë. Kush e mban përgjegjësinë për muajt e tërë të punës sonë që tani hidhen në kosh vetëm me një firmë udhëzimi të minutës së fundit?

* Mungesa e një periudhe tranzitore: Çdo ndryshim ligjor që prek karrierën e mijëra njerëzve duhet të ketë një kohë përshtatjeje. Nuk mund të penalizohen mësuesit që janë në mes të procesit, pa u dhënë atyre mundësinë ta dorëzojnë këtë dokument në një afat të dytë.

Ne nuk jemi kundër licencimit apo rritjes së cilësisë, por jemi kundër arbitraritetit. Ne kërkojmë që Ministrja e Arsimit, Znj. Mirela Kumbaro, të ndërhyjë për të korrigjuar këtë ngërdheshje procedurale.

Mësuesit që u është aprovuar dosja dhe u janë shpallur pikët duhet të lejohen të hyjnë në provim! Puna dhe dinjiteti ynë nuk mund të jenë “viktimë” e udhëzimeve të minutës së fundit.

Nuk jemi ne fajtorë që nuk na futi shteti në punë më herët!

Ju lutem zonja Ministre merrni masa sepse emigracioni i mësuesve nuk është zgjidhje, pasi shumë shpejt do ngelen jo vetëm degët e mësuesisë bosh, por edhe shkollat pa mësues, pasi një mësues që i preket dinjiteti nuk ka më stimul dhe forcë për të qëndruar në Shqipëri pavarësisht punës së palodhur dhe vullnetit të hekurt që ka patur për të qëndruar gjithë këto vite.

Ne jemi mësues dhe jo më larg se dje ishit ju folët për dinjitetin tonë dhe na falënderuat.

Atë dinjitet, sot po e përdhosni.

Ju lutem merreni në konsideratë fatin e mësuesve.

Pasi kemi dhënë kualifikimin 5-vjeçar, në kualifikimin 10-vjeçar na urdhëron ministria të japim provimin e lishencës.

Turp!

U lutemi mësuesve të na bashkohen!

©Portali Shkollor