E hënë, 25 Nëntor, 2024

Albana Demiri jep dorëheqje nga pozita e drejtoreshës të arsimit në Gjilan – kjo është arsyeja

- Advertisement1-

Albana Demiri, ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtoreshes së Arsimit në Gjilan. Kështu ka bërë të ditur ajo përmes një postimi në Facebook, shkruan AlbanianEducation.net.

Albana si arsye dorëheqjes ka dhënë kthimin në profesion si psikologe.

- Advertisement -

Njoftimi i saj:

Të nderuar qytetarë, kolegë dhe miq,

Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtoreshës pranë Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan. Për arsye personale dhe profesionale, kam vendosur të përfundoj angazhimin tim në këtë pozitë. Prandaj, kam dorëzuar dorëheqjen time Kryetarit të Komunës, z. Hyseni.

E falënderoj përzemërsisht Kryetarin e Komunës për besimin e dhënë, qasjen korrekte dhe respektin e treguar gjatë këtyre dy viteve të shërbimit dhe kontributit në arsim. Në Drejtorinë e Arsimit kam punuar me përkushtim të plotë dhe profesionalizëm, ashtu siç kam premtuar në fillim.

Jam krenare që në Drejtorinë e Arsimit kam lënë punë të mira gjatë këtyre dy viteve. Për shkak të pamundësisë për t’i veçuar të gjitha, po përmend disa prej tyre:

– Standardi i ri i punësimit dhe zëvendësimeve;
– Stabilizimi i normave mësimore për mësimdhënësit;
– Përmirësimi i kushteve infrastrukturore;
– Kabinete dhe laboratorë shkencorë;
– Marrëveshje bashkëpunimi me organizata vendore dhe ndërkombëtare;
– Rritja e përfshirjes së fëmijëve në edukim të hershëm, me ndërtimin e çerdheve të reja, dy prej të cilave do të hapen së shpejti, një është në proces ndërtimi dhe dy të tjera janë në procedura të prokurimit;
– Avancimi i shkollave profesionale dhe promovimi i profileve profesionale;
– Zbatimi i mësimit dual dhe kufizimi i regjistrimit të nxënësve në shkollat e mesme, sipas planifikimit të konkursit të rregullt;
– Avancimi i shërbimit profesional në shkolla me punësimin e psikologëve dhe asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, e shumë të tjera.

- Advertisement -rrrrrrr

Për arsimin dhe edukimin asnjëherë nuk është e mjaftueshme të bëhet sa më shumë, dhe për këtë arsye, mbetet një pikë e dobët që duhet të punohet edhe më shumë në mënyrë ekipore nga të gjithë akterët ndërinstitucionalë, siç janë:

– Angazhimi i inspektorëve të arsimit;
– Monitorimi i vazhdueshëm i shkollave;
– Vlerësimi real i performancës së drejtorëve të shkollave;
– Zbatimi i rregullave dhe disiplinës në shkolla;
– Rritja e llogaridhënies nga mësimdhënësit;
– Metodat bashkëkohore të mësimdhënies;
– Vlerësimi sa më objektiv i nxënësve;
– Përfshirja sa më e madhe e prindërve në vendimmarrje në shkolla.

Krahas përgatitjeve akademike të nxënësve, shkollat duhet të kenë një rol kyç edhe në përgatitjen e nxënësve për jetë, gjë të cilën gjithmonë e kam sugjeruar tek drejtuesit e shkollave.

U jam thellësisht mirënjohëse kolegëve me të cilët kam ndarë sukseset dhe sfidat në këtë rrugëtim të përbashkët. Për mua, ka qenë një nder i jashtëzakonshëm dhe privilegj jetësor të shërbej arsimit në vendin tim.

Tani po i kthehem punës sime profesionale si psikologe, duke u përqendruar në avancimin dhe ofrimin e shërbimeve profesionale të shëndetit mendor.

Përzemërsisht,
Albana Demiri

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vdes profesoresha Xhyzide Ferzi nga Ferizaj

Ka vdekur profesoresha Xhyzide Ferzi nga Ferizaj. Njoftimin e ka dhënë gjimnazi "Kuvendi i...

SBASHK njofton nisjen e veprimeve sindikale: Protestojmë më 4 dhjetor – s’e përjashtojmë grevën

SBASHK ka njoftuar se kanë nisur me veprime sindikale, duke paralajmëruar protestë për 4...

Vdes mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri nga Prizreni

Ka vdekur mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri, nga Prizreni. Ajo edukoi breza të tërë,...

Nga Prishtina në Obiliq për të mësuar

Në Gjimnazin ‘’17 SHKURTI’’ në Obiliq po vijojnë mësimin nxënës edhe të kryeqytetit. Kjo...