Alban Hyseni: Ekskursioni për maturantët e Gjilanit mbetet falas edhe këtë vit

- Advertisement5 -

Kryetari i Alban Hyseni ka zhvilluar një bashkëbisedim me nxënësit e shkollave të mesme në Gjilan, ku u diskutua për rrugëtimin e tyre arsimor dhe mbështetjen institucionale ndaj rinisë.

- paragrafi 1 -

Në këtë takim, ku ishin të pranishëm edhe drejtori i Arsimit, Jeton Rexhepi, si dhe profesorë nga komuna, u bë e ditur se edhe këtë vit do të vazhdojë mbulimi i shpenzimeve për ekskursionin e maturantëve në Shqipëri.

- Advertisement - M1

Sipas Hysenit, ky vendim është në vazhdën e përkushtimit të komunës për të mbështetur nxënësit dhe familjet e tyre, duke siguruar që asnjë maturant të mos privohet nga kjo përvojë për shkak të kostove financiare.

Ai theksoi se arsimi dhe rinia mbeten ndër prioritetet kryesore të komunës, duke u uruar maturantëve suksese në përgatitjet përfundimtare.

“Arsimi dhe rinia mbeten prioriteti ynë kryesor. Urime të gjithë maturantëve dhe shumë suksese në përgatitjet e fundit!”, tha ai.