Alban Hajrushi nga qyteti i Shtimes ka diplomuar në degën e Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë.
Njoftimin e ka dhënën vet Albani, duke thënë se temën e diplomës e ka mbrojtur me titull “Analizë e përgjithshme e romanit ‘Legjenda e Vetmisë’ të Ridvan Dibrës”.
Postimi i tij:
Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Filologjisë, Dega e Letërsisë Shqipe (Bachelor)
Sot, më 1 korrik 2026, e mbrojta me sukses temën e diplomës me titull “Analizë e përgjithshme e romanit ‘Legjenda e Vetmisë’ të Ridvan Dibrës”, një arritje që më bën të ndihem më i përmbushur dhe më i përgatitur profesionalisht.
Një falënderim i veçantë shkon për mentorin tim, prof. asoc. dr. Anton Berishajn, i cili bëri një punë të jashtëzakonshme, duke më udhëhequr në mënyrë profesionale që kjo temë të realizohej sa më mirë.
Falënderoj gjithashtu edhe dy anëtarët e komisionit, prof. asoc. dr. Muhamed Çitakun dhe prof. asoc. dr. Zahrie Kapllanajn.
Mirënjohje edhe për shefin e degës, prof. dr. Osman Gashin, për mbështetjen, ndihmën dhe këshillat e vazhdueshme.
Në veçanti, falënderoj profesorët e gjuhës shqipe: prof. asoc. dr. Shpëtim Elezin, prof. asoc. dr. Bahri Koskovikun dhe prof. asoc. dr. Shkumbin Munishin.
Pa harruar t’i falënderoj edhe koleget e mia të Letërsisë: Qendresën, Afërditën, Albinën, Alkenën, Bleonën, Diellzën, Kujtesën, Laurën dhe Rinesën.
Faleminderit nga zemra edhe familjes sime, e cila më ka dhënë mbështetje, guxim dhe kurajë për të vazhduar përpara.
I lumtur dhe mirënjohës për këtë arritje!
