E hënë, 24 Shkurt, 2025

Alarmojnë nxënësit: Po na mërrdhinë duart, nuk kemi ngrohje në klasë

- Advertisement1-

Temperaturat ekstreme që përfshinë vendin tonë, detyruan Ministrinë e Arsimit që të mbyllte të gjitha shkollat në vend për tre ditë me radhë.

Por pushimi nuk e zgjidhi problemin me të ftohtin.

- Advertisement -

Nxënësit e shkollës artistike “Onufri” në Elbasan thonë se mësimin e zhvillojnë në kushte të vështira pasi mungon ngrohja.

Ata shprehen se i ftohti nëpër klasa ndikon edhe në performancën e tyre.

“Ekstrem. Është shumë vështirë, duart tona janë akull në çdo moment dhe është shumë, shumë vështirë. Nuk kemi as ngrohje, asgjë. Ngrijnë duart, nuk mund të luash dot në violinë, ose instrumente të tjera.”

Edhe profesorët e shkollës pohojnë se godina ka nevojë për investim e si rrjedhojë edhe për një sistem të mirëfilltë ngrohjeje.

Në Elbasan janë të paktën 8 shkolla që nuk kanë ngrohje 3 prej tyre gjimnaze dhe 5 shkolla nëntë-vjeçare.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...