Alarmojnë mjekët: Prindër kujdes, po qarkullon “gripi i syrit” tek fëmijët

- Advertisement -

Pas një viti në hije, gripi i syrit apo konjuktiviti adenoviral, është rikthyer duke gjetur përhapje të gjerë tek moshat me te vogla.

- paragrafi 1 -

Dr Rubin Topi, mjek okulist pranë Poliklinikës së Specialiteteve nr.1 në Tiranë tha në “News 24” se shumica e rasteve po haset tek fëmijët që frekuentojnë çerdhet dhe kopshtet.

- Advertisement -

Statistikat dëshmojnë një mbrojtje imunitare tek fëmijët që kthehen në burim shpërndarje të infeksionit, të cilin e transferojnë tek familjarët.

Mjeku tregon eksperiencën e tij me klinikat e rënda të gripit të syrit që hasen kryesisht tek moshat e rritura ku rreziku i rënies së shikimit deri në verbëri mbetet i lartë.

Por ka raste kur edhe kurat mjekësore nuk japin efekt, ose mund të jenë të gabuara dhe pasojat i vuan syri që nuk rikuperohet më.

- Advertisement -

Mjeku apelon që të mos neglizhohet për asnjë rast gripi i syrit, pasi kapja në kohë parandalon rreziqet.