E martë, 26 Nëntor, 2024

Alarmohen institucionet, numër i madh i incidenteve po ndodhin nëpër shkolla

- Advertisement1-

Kjo pasi që incidente të ndryshme po ndodhin mjaft shumë nëpër to.

Rrahjet mes nxënësve, përdorimi i substancave narkotike, e vjedhje janë shpeshtuar.

- Advertisement -

Vetëm brenda vitit 2021 kanë ndodhur gjithsej 413 incidente të ndryshme në të gjitha nivelet shkollore.

Të dhënat për Gazetën Infokus i ka bërë të ditura Policia e Kosovës.

Në përgjigjen e tyre thuhet se nga këto raste më të shpeshta kanë qenë lëndimet e lehtë trupor, dëmtim prone, si dhe vjedhje.

E për të parandaluar këto raste, Policia e Kosovës ka bërë me dije se në fillim të çdo viti shkollor harton dhe aktivizon Plane Operative me qëllim të parandalimit të dukurive negative në shkolla si dhe në ngritjen e nivelit të sigurisë.

“Policia e Kosovës në fillim të çdo viti shkollor harton dhe aktivizon Plane Operative me qëllim të parandalimit të dukurive negative në shkolla dhe ngritjes së nivelit të sigurisë. Po ashtu edhe nga Drejtoria e Policimit ne Bashkësi dhe Preventive në vazhdimësi realizohen projekte të ndryshme sensibilizuese dhe parandaluese në shkolla”, thuhet në përgjigjet për Infokus.

Përkundër kësaj, raste të incidenteve kanë ndodhur edhe në fillim të këtij viti.

- Advertisement -rrrrrrr

E numri i tyre që kanë ndodhur nga 7 marsi deri më 3 prill është tejet i madh.

“53 incidente në hapësirat e shkollave dhe afër tyre, 79 intervenime policore, 20 persona të lënduar, 69 të dyshuar të arrestuar, 32 armë (armë të ftohta dhe mjete tjerë të ndaluara) të konfiskuara dhe 1860 takime të realizuara me përfaqësues të shkollave”, thuhet në përgjigjen e policisë për Gazetën Infokus.

Më qëllim që këto incidente të pakësohen, Policia e Kosovës ka vënë në zbatim një urdhër operativ, “Siguria në Shkolla & Stop drogave në shkolla”.

Sipas policisë qëllimet kryesore që policia synon t’i arrijë me hartimin dhe zbatimin e këtij urdhri, janë krijimi i një ambienti më të sigurt për nxënësit dhe për të gjithë personelin arsimor në shkolla.

“Qëllimet kryesore që policia synon t’i arrijë me hartimin dhe zbatimin e këtij urdhri, ndër të tjera janë edhe: krijimi i një klime më të sigurt për nxënësit, personelin arsimor në të gjitha nivelet arsimore, bashkërendimi i aktiviteteve ndër-institucionale, parandalimi dhe zvogëlimi i incidenteve në shkolla dhe objekte e rrethinë afër shkollave, parandalimi, identifikimi, arrestimi i shpërndarësve të narkotikëve, identifikimi dhe marrja e masave ndaj personave që nuk janë nxënës, e që sillen afër shkollave dhe në hapësira të shkollave, hetimi dhe zbulimi i veprave penale që kryhen në këto hapësira, siguria në trafik afër shkollave etj.”, thuhet në përgjigjet e tyre.

Me këtë urdhër koordinohen aktivitet mes njësiteve policore të stacioneve policore, hetuesve policorë dhe zyrtarëve që merren me hetimin e trafikimit me narkotik e zyrtarëve policorë në rroba civile.

“Po ashtu, aktivitetet policore do të jenë në bashkëveprim e koordinim me menaxher të shkollave, Drejtoritë Komunale të Arsimit, Këshillat e Prindërve etj”, thuhet tutje në përgjigjen e policisë.

Edhe Ministrja e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se brenda vitit 2021 kanë ndodhur numër i madh i incidenteve nëpër shkolla.
Për këtë ajo ka raportuar edhe në Komisionin për të Drejtat të Njeriut.

“Raportimi i rasteve të dhunës ende nuk është në nivelin e duhur dhe dhuna fatkeqësisht vazhdon të jetë problem në shoqëri. Akoma ekziston tendenca që të fshihen rastet e tilla me frikën me frikën që reduktimi i rasteve do të bëjë përshkrimin se shkollat nuk janë aq të mira”, kishte deklaruar Nagavci.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shënohet 80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”

Dje u shënua 80-vjetori i themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, një...

Profesoresha nga Mitrovica Dafinë Beqiri – Peci: Shembull i përkushtimit ndaj nxënësve

Profesoresha Dafinë Beqiri - Peci është njëra nga mësimdhënësit më të dalluar dhe të...

PREMTIMI: Rritje e pagave 200 euro që në javë të parë, mësim tërëditor e 80 çerdhe

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur sot në Vushtrri, programin e kësaj partie...

Në prag të 28 Nëntorit, LIRI iu dërgon dhurata nxënësve të klasës së parë në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...