Një alarm për bombë ka detyruar nxënësit dhe stafin e shkollës “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë të dalin jashtë nga objekti i shkollës.
Sekretari i shkollës, Betim Ahmeti, e ka konfirmuar situatën.
“Ka pasur një alarm për bombë në shkollë, dhe menjëherë kemi urdhëruar nxënësit dhe stafin të evakuohen jashtë për sigurinë e tyre,” tha Ahmeti.
Ai shtoi se të gjithë nxënësit dhe punonjësit e shkollës janë larguar nga objekti dhe se policia tashmë po menaxhon situatën:
“Shkolla e ka marrë email dhe ka lajmëruar Drejtorinë e Arsimit dhe policinë. Kemi bërë evakuimin e nxënësve, dhe të gjithë janë siguruar që askush të mos mbetet brenda. Në fund, unë dola me policinë, dhe tash shkolla është nën menaxhim të saj. Janë bllokuar të gjitha hyrjet, kështu që gjithçka është nën kontroll sa i përket nxënësve. Tash mbetet proces i policisë. Krejt nxënësit janë larguar nga shkolla dhe janë në objektin e komunës,” tha Ahmeti për Tëvë1.