E diel, 23 Shkurt, 2025

ALARMANTE: Objekti i gjimnazit “Dr shaban Hashani” në Ferizaj në gjendje të mjerueshme – rrezikohet jeta e 1300 nxënësve

- Advertisement1-

Edhe pse kanë kaluar 24 vjet nga çlirimi i vendit, ende ka në Kosovë shkolla të stërvjetruara ku rrezikohet jeta e nxënësve.

Një rast i tillë është në një nga qytetet më të zhvilluara, atë të Ferizajt, ku objekti i gjimnazit “Dr shaban Hashani” është në gjendje të mjerueshme dhe rrezikohet jashtëzakonisht shumë jeta e nxënësve, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Në një postim në Faebook një qytetare ka shprehur brengën e saj ku ka postuar fotografi që tregojnë se gjendja e rëndë e objektit të kësaj shkolle rrezikon jetën e 1300 nxënësve.

Postimi i Zoja Lohaj Konjufca:

- Advertisement -rrrrrrr

Shoqni a me ndihmoni ne kete kauze?.
#Ndertomashkollentimetani
Koha e chatgpt-se

Gjimnazi “Dr shaban Hashani” mban mesim ne objektin e stervjeteruar. Ne qender te qytetit te Ferizajt. Shkolla me shume nuk ka ngrohje se sa qe ka. Shpesh dimrit i mbajme vetem nga dy ore mesim per shkak te ftohtit ne klase. Me ftohte eshte mbrenda se sa jashte. Shpesh nuk ka uje per te pastruar shpuzen e lere me diqka tjeter. Era e toaleteve po nenkuptohet.

Per ti hapur dritaret per te marre ajer te paster tash po eshte e pamundur per shkak te ftohtit qe ka nisur.

Punimet ne objektin e ri jane stopuar qe gati 6 vite. Po po gati qe 6 vite. Arsyen nuk e morrem vesh kurre. Qeverisja lokale ia len fajin qeverisjes qendrore dhe anasjelltas.
Sot meqe filloi shiu pameshire, pameshireshem filloi te pikonte uji nga tavani ne klase. Mua pameshirshem me sperkateshin floket e mia te pasterta, me ujin e ndotur te tavanit. Dhe klasa filloi te mbushej me puse. Ra zilja. U kry ora e 6-te. U kry per sot. Po neser ndoshta na bie gjithe tavani e na nxe 1300 nxenes.

E di qe atehere do te reagoni por ju lutem reagoni pak me heret. Reagoni sot.
A eshte kjo liria per te cilen luftuan heronjet tane?

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...