Alarmante: Nxënësit e shkollave fillore në Mitrovicë po humbin orë në mungesë të mësimdhënësve

- Advertisement -

Nxënësit e shkollave fillore të Mitrovicës për 3 muaj kanë humbur 1729 orë mësimore.

- paragrafi 1 -

Kjo po ndodhë si shkak i mungesës së mësimdhënësve.

- Advertisement -

Prindërit e nxënësve janë ankuar vazhdimisht tek udhëheqësit e shkollave, sepse fëmijëve po u ikë mësimi qe 3 muaj radhë.

Një drejtor i një shkolle në Mitrovicë, ka folur për “Jepi zë” dhe ka treguar se ka mungesë të stafit në shkolla, duke qenë se Drejtoria e Arsimit nuk po angazhon staf të përkohshëm deri në rekrutimin e rregullt, anipse ka numër të madh të vendeve të lira.