E diel, 23 Shkurt, 2025

Alarmante: Nxënës të armatosur dhe përdorues të drogave – në shkollat e Ferizajt konfiskohen armë zjarri, boksa metali e 40 thika

- Advertisement1-

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , përkatësisht Sektori Rajonal i Hetimeve në koordinim më Drejtorinë e Arsimit të komunës së Ferizajt dhe nën autorizim të Prokurorisë Themelore ët Ferizajt , mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar rreth dukurive negative të nxënësve dhe personave tjerë në shkolla dhe përreth tyre, që në fillim të muajit shkurt 2022 kishte nisur një aksion i koduar ‘’Siguria në shkolla 2022’’.

Në kuadër të këtij plani, pas disa kontrolleve të zhvilluara nga hetues rajonal me rroba civile, të mbështetur edhe nga njësi tjera , kanë ndaluar dhe kontrolluar shumë nxënës në afërsi të shkollave, dhe persona tjerë në rrugë të ndryshme të qytetit. Gjithashtu, janë bastisur dhe kontrolluar disa lokale ,shtëpi dhe objekte percjellëse, ku si prova materiale janë gjetur dhe konfikuar:

- Advertisement -

Armë zjarri (pistoleta), pesë (5).

Armë të gjata gjysmë automatike dy ( 2) ,

Sasi e municionit,

Thika , 40 copa, kryesisht të nxënësve të shkollave të mesme,

Boksa metali, 10 copë, te nxënësit e shkollave të mesme,

Mulli për bluarje të marihanës 6 copë,

- Advertisement -rrrrrrr

Shufra metali, 4 copë,

Elektro shok, 1 copë.

Ndërsa janë ndaluar dhe shoqëruar në polici , dyzetë (40) persona me dyshimin se kanë përdorur narkotikë dhe ndaj tyre janë inicuar raste në Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Gjithashtu janë ndaluar dhe shoqëruar në polici edhe njëzetë (20) persona me dyshimin se kanë shitur narkotikë ( marihuanë) dhe ndaj tyre janë inicuar raste penale për Prokurorinë Themelore të Ferizajt.

Aksioni i policisë do të vazhdojë edhe në etapat tjera, nga muaji shtator-2022, me fillimin e procesit të mësimit, me synim parandalimin dhe luftimin e dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...