E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Alarmante: Fenomeni i rrezikshëm i ‘Tik Tokut’ prek edhe shkollat në Kamenicë – disa nxënës tentojnë të lëndojnë vetën

- Advertisement1-

Edhe shkollat e Kamenicësi ka prekur fenomeni i rrezikshëm nga “TikTok” i vetëlëndimit, pas atyre të Gjakovës, ku rastet kanë qenë kryesisht në shkollat e mesme të ulta, kryesisht të nxënëseve të klasave 6 deri 9.

Nga Drejtoria e një shkolle të mesme të ulët në Kamenicë janë raportuar rastet e para.

- Advertisement -

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftoj se me datë 11.10.2024 rreth orës 14:00, Policia e Kosovës, Stacioni Policor Kamenicë është njoftuar nga Drejtoria e një shkolle të mesme të ultë në fshatin Koretin, komuna e Kamenicë se në këtë shkollë disa nxënës të klasave të teta dhe nënta kanë provuar të lëndojnë veten, dyshohet shkak sfida në rrjetin sociale në Tik-Tok”, ka thënë Hashani për AlbanianEducation.net.

Ai ka shtuar se Policia e Kosovës njësia e hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Në këtë rast nuk raportohet për të lënduar. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që në lidhje me rastin të përpilohet një shënim zyrtar”, ka thënë Hashani.

Pas raportimeve tër rasteve në Gjakovë, kishin reaguar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Nagavci, përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook, sot, më 10.10.2024, ministrja Nagavci u ka bërë thirrje prindërve dhe mësimdhënësve që të kujdesen për sigurinë e fëmijëve gjatë përdorimit të teknologjisë.

- Advertisement -rrrrrrr

Thirrje për kujdes kishte bërë edhe ministrja Haxhiu, e cila tha se monitorimi dhe udhëzimi i prindërve është i rëndësishëm për t’i mbrojtur fëmijët nga rreziqet që mund të fshihen në rrjetet sociale pas përmbajtjeve të papërshtatshme. /AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...