E enjte, 16 Janar, 2025

Alarmante: Bie në nivel rekord interesimi për të studiuar në Juridik, nuk plotësohet as numri

- Advertisement1-

Më 4 korrik, Universiteti i Prishtinës zyrtarisht hapi konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve, në nivelin baçelor.

Në njoftimin zyrtar u bë e ditur se numri i studentëve të rregullt, që do të pranohen këtë vit, do të jetë 5.285.

- Advertisement -

Vetëm në Fakultetin Juridik ishte paraparë që të regjistroheshin 600 studentë të rregullt, përfshirë dhe komunitetet jo-shumicë, studentët nga Lugina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria e Mali i Zi.

Pavarësisht se ishte paraparë të priste 600 studentë, vetëm 485 aplikues u paraqiten në afatin e parë të aplikimit, shkruan Indeksonline.

Numri i paraparë nuk u plotësua dot, meqë në mesin e aplikuesve pati edhe kandidatë nuk morën asnjë pikë në provimin pranues që ngërthente pyetje nga lëndët për fillet e së drejtës, të drejtën kushtetuese si dhe gjuhë shqipe.

Interesimi për të studiuar këtë degë është zbehur ndër vite.

Sipas të dhënave të siguruara nga Indeksonline, në vitin 2016, numri i studentëve që aplikuan në Juridik ishte 1564.

Vitin e kaluar, në afatin e parë të aplikimit kandiduan 423 studentë, teksa vetëm 138 më shumë ishin më 2022.

- Advertisement -rrrrrrr

Për herë të fundit, më shumë se 1 mijë studentë në Juridik kandiduan në vitin 2018.

Rënia e interesimit për të ndjekur studimet në disa degë po ndikohet nga disa faktorë, përfshirë interesit për të studiuar jashtë vendit, për të studiuar në universitete private, apo edhe orientimi drejt degëve teknologjike e sociale./Indeksonline/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet Hafize Gjonbalaj Berisha, sekretare e shkollës “Bajram Curri” në Sllatinë

Është pensionuar Hafize Gjobalaj Berisha, sekretare e shkollës "Bajram Curri" në Sllatinë të Fushë...

Pensionohet arsimtarja e fizikës, Bahrie Zeneli nga Prishtina

Është pensionuar arsimtarja e fizikës, Bahrie Zeneli. Njoftimin e ka dhënë shkolla "Pjetër Bogdani"...

Shkolla “Mushnikova” në Prizren mban ligjëratë për Masakrën e Reçakut

Në kuadër të aktiviteteve për kujtimin e ngjarjeve historike, në shkollën "Mushnikova" në Prizren...

Nga Asllan Bajrami: Si të ngrisim cilësin në arsim?

Mendoj që shkolla , menaxhmenti dhe stafi mbështetës luajn rolin kyq dhe primar në...