Një alarm për bombë është raportuar sot në shkollën “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë, duke shkaktuar panik dhe ndërprerje të menjëhershme të mësimit.
Gazeta Periskopi raporton se nxënësit po qëndrojnë në oborr për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një kërcënim të vërtetë apo një alarm të rremë.
Policia pritet të japë detaje nëse është alarm i vërtetë apo i rremë.