Alarm për bombë në disa shkolla në Serbi

- Advertisement -

Mëngjesin e sotëm është krijuar një situatë panike në Serbi, ku disa shkolla kanë marrë kërcënim me bombë.

- paragrafi 1 -

Siç raporton N1, alarme për bomba ka në tri shkolla në zonën e Beogradit të ri.

- Advertisement -

Mësuesit kujdestarë i kanë lajmëruar fëmijët që të mos vijnë, presim të vijë ekipet e policisë për t’i kontrolluar objektet.

Ndryshe, siç raporton Danas, shkollat ​​e Beogradit kanë qenë disa herë cak i kërcënimeve të rreme me bomba.

Serbia u trondit ditë më parë kur një 13 vjeçar vrau rojën e shkollës dhe 9 nxënës në një shkollë fillore në Brograd.