Aktori pornografik prezantohet rrejshëm si student nga Kosova, që fitoi garën e mjekësisë në Gjermani

- Advertisement5 -

Aktori i filmave pornografik, spanjolli Angel Munoz Garcia, është prezantuar rrejshëm si student nga Kosova i cili ka fituar gara të mjekësisë në Gjermani.

- paragrafi 1 -

Lajmi ka qarkulluar gjatë kësaj jave në disa faqe kinse të lajmeve në rrjetin social Facebook. Ai është publikuar në faqet e emërtuara “Lajm press” dhe “Krejt shqiptare”.

- Advertisement -

“Fatmir Bajraktari nga fshati Muhoc Komuna e Ferizajt, ka fituar vendin e parë në garat e mjeksisë drejtimi kardiologjik të mbajtura në Frankurt- Gjermani, si edhe ka kontribuar në zbulimin e shumë ilaçeve kundër depresionit, por askush nuk e uroi, sepse vjen nga një familje e varfër nga një baba i cili me profesion është bujk. Kush e uron e motivon! Eh moj Kosovë e Shqipëri asnjëherë nuk dite t’i vlerësosh njerëzit e mirë”, shkruhet në postim.

Fotografia që është përdorur në këtë postim dhe që është prezantuar si Fatmir Bajraktari në fakt është e Angel Munoz Garcia, i cili është një aktor spanjoll i filmave pornografik.

Por, një Fatmir Bajraktari në fshatin Muhoc nuk ekziston.

- Advertisement -

Kjo është verifikuar edhe nga ana e Kryepometërit(KALLXO.COM).

Kësisoj, kontrolluesit e fakteve të licencuar nga kompania Meta, e cila e menaxhon rrjetin social Facebook, e kanë vërtetuar postimin e rrejshëm dhe ka vendosur një nënvizim mbi postimet që e paraqesin atë si informatë të rrejshme.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=217&loc=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Faktori pornografik prezantohet rrejshem si student nga kosova qe fitoi garen e mjekesise ne gjermani%2F&referer=https%3A%2F%2Fl.facebook