Aktiviteti për vlera humane në Gjimnazin “Hamdi Berisha” bashkon nxënësit dhe komunitetin

- Advertisement5 -

Pedagogia e Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, Mirushe Krasniqi Buzhala, ka njoftuar për realizimin e një aktiviteti në kuadër të projektit “Promovimi i Vlerave Humane (PVH)”, i cili bashkoi nxënës, institucione dhe komunitetin në një nismë me karakter edukativ dhe humanitar.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit, aktiviteti u zhvillua në një atmosferë të veçantë, ku arti dhe humanizmi u ndërthurën për të përcjellë mesazhe të rëndësishme për solidaritetin dhe rolin e rinisë në shoqëri. Një nga momentet kryesore ishte shfaqja artistike “Profesor, unë jam talent!”, e realizuar me pjesëmarrjen e aktorëve të njohur nga Kosova dhe me mbështetjen e Universitetit AAB.

- Advertisement - M1

Në kuadër të kësaj nisme, nxënësit kontribuuan edhe përmes përgatitjes së një tryeze me ushqime tradicionale, e cila u shndërrua në simbol të humanizmit dhe bashkëpunimit, duke pasur si qëllim mbështetjen e kauzave humanitare.

Pedagogia Krasniqi Buzhala ka shprehur mirënjohje për bizneset lokale dhe institucionet që mbështetën aktivitetin, si dhe për angazhimin e nxënësve, të cilët, sipas saj, dëshmuan se përveç arritjeve akademike, janë të gatshëm të kontribuojnë edhe në ndërtimin e një shoqërie më të mirë.

Ky aktivitet u cilësua si një shembull i mirë i bashkëpunimit mes shkollës dhe komunitetit, duke dëshmuar se promovimi i vlerave humane mbetet një ndër prioritetet kryesore në edukimin e brezave të rinj.

- Advertisement - m2