Në kuadër të fushatës ndërkombëtare “Tetori Rozë”, në SHFMU “Astrit Bytyçi” – Ferizaj u mbajt një aktivitet ndërgjegjësues me qëllim ngritjen e vetëdijes për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Aktiviteti u realizua nga aktivi i shkencave të natyrës, nën udhëheqjen e arsimtareve Sadije Grainca-Shefkiju (fizikë) dhe Hidajete Frangu (biologji).
Nxënësit prezantuan punime të ndryshme tematike, si posterë dhe materiale informuese, përmes të cilave përcollën mesazhin e rëndësisë së kujdesit shëndetësor dhe kontrolleve të rregullta.
Ky aktivitet u mirëprit nga stafi dhe nxënësit e shkollës, duke shërbyer si një shembull i mirë i bashkëpunimit dhe edukimit shëndetësor në shkollat e Ferizajt.