Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë dhe Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, më 2 prill në shkollën Shkolla “Mihal Grameno” u zhvillua një aktivitet i veçantë edukativo-ndërgjegjësues.
Nën udhëheqjen e mësueses Miranda Berisha Zeqiri, nxënësit e klasës 4/3 organizuan një sfilatë librash dhe një sërë lojërash kreative, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe plot buzëqeshje.
Përmes këtij aktiviteti, nxënësit përcollën mesazhe të rëndësishme për rëndësinë e leximit dhe përfshirjes, duke theksuar nevojën për mirëkuptim dhe mbështetje ndaj fëmijëve me autizëm.





Ky organizim dëshmoi edhe një herë rolin e shkollës në edukimin e brezave të rinj me vlera humane dhe ndërgjegjësim shoqëror.