Aktivitet edukues për rëndësinë e lojës me nxënësit e shkollës “Iliria” në Prishtinë

- Advertisement5 -

Një aktivitet edukues dhe argëtues është zhviluar nga media për arsim Albanian Education në bashkëpunim me HyperActive, me nxënësit e shkollës fillore “Iliria”, në Prishtinë, duke sjellë një qasje ndryshe për të folur mbi rëndësinë e lojës dhe aktivitetit fizik në zhvillimin e fëmijëve.

- paragrafi 1 -

Aktiviteti, i cili zgjati rreth 45 minuta, u zhvillua në formë bashkëbisedimi interaktiv me nxënësit, ku u diskutua mbi rolin e lojës në zhvillimin emocional, social dhe fizik të fëmijëve.

- Advertisement - M1

Përmes shembujve praktikë dhe pyetjeve të drejtpërdrejta, nxënësit u inkurajuan të reflektojnë mbi rëndësinë e lëvizjes, bashkëpunimit dhe të mësuarit përmes argëtimit.

20260310 133741 scaled 20260310 132847 scaled 20260310 133034 scaled 20260310 133121 scaled 20260310 133053 scaled  20260310 132326 scaled

Gjatë aktivitetit u theksua se loja nuk është vetëm argëtim, por një element thelbësor për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve. Përmes lojës, fëmijët bëhen më të lumtur, krijojnë miqësi, mësojnë të punojnë në grup dhe forcojnë trupin dhe mendjen.

- Advertisement - m2

Një pjesë e prezantimit iu kushtua edhe ndikimit që loja ka në funksionimin e trurit.

20260310 132330 scaled

20260310 132621 scaled

Në diskutim u trajtua gjithashtu edhe balanca mes përdorimit të teknologjisë dhe aktivitetit fizik. Nxënësit u inkurajuan që, përveç kohës para ekraneve, të gjejnë hapësirë çdo ditë për lojë dhe lëvizje, të cilat ndikojnë pozitivisht në energjinë, përqendrimin dhe mirëqenien e tyre.

Në fund të aktivitetit u zhvillua edhe një kuiz i shkurtër me pyetje lidhur me temat e trajtuara gjatë prezantimit. Si formë simbolike vlerësimi për pjesëmarrjen dhe përgjigjet e sakta, disa nxënësve u janë dhënë bileta falas për vizitë në qendrën e argëtimit HyperActive. Biletat iu dorëzuan mësimdhënësve, të cilët më pas do t’ua përcjellin prindërve.

Aktiviteti pritet të zhvillohet në shkolla edhe të disa komunave të tjera, me qëllim që sa më shumë nxënës të përfitojnë nga mesazhi për rëndësinë e lojës, aktivitetit fizik dhe një stili jetese të shëndetshëm.

Aktiviteti u zhvillua me karakter edukativ dhe informues, me fokus në rëndësinë e lojës dhe aktivitetit fizik tek fëmijët.

*Aktiviteti është realizuar me miratim nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë, ndërsa fotografitë e nxënësve janë realizuar me pëlqimin e prindërve dhe në koordinim me drejtorinë e shkollës, duke respektuar rregullat për mbrojtjen dhe privatësinë e fëmijëve.

© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara