Aktivitet edukues dhe argëtues në shkollën “Nazim Gafurri”, nxënësit mësojnë për rëndësinë e lojës dhe aktivitetit fizik

- Advertisement5 -

Media për arsim Albanian Education, në bashkëpunim me HyperActive, ka vijuar me organizimin e aktiviteteve edukative dhe argëtuese për nxënësit, kësaj radhe në shkollën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë.

- paragrafi 1 -

Aktiviteti është mbajtur me nxënësit e klasave të pesta.

- Advertisement - M1

Me nxënësit është biseduar mbi rëndësinë e lojës dhe aktivitetit fizik në zhvillimin e tyre.

Nxënësit përmes pyetje të tyre shprehën treguan mendimet dhe përvojat e tyre rreth aktiviteteve që i ndihmojnë të ndihen më energjikë dhe më të përqendruar.

IMG 4687c9fcddc2ecc755620d6f9abf0389 V IMG da08fe4d11c0ad71c70b01d988a16f3c V

- Advertisement - m2

IMG 2c7af7755bd1fefadebfc7d7f5d9caf5 V

IMG e824c9c127f694850709bebc541dfea2 V IMG 40b8257f2668ce489834ccb1d1a9ab97 V

Si formë simbolike vlerësimi për pjesëmarrjen dhe përgjigjet gjatë aktivitetit, disa nxënësve u janë dhënë bileta falas për vizitë në qendrën e argëtimit HyperActive. Biletat iu dorëzuan mësimdhënësve, të cilët më pas do t’ua përcjellin prindërve.

Aktiviteti u zhvillua me karakter edukativ dhe informues, me fokus në rëndësinë e lojës dhe aktivitetit fizik tek fëmijët. Aktivitete të tilla do të zhvillohen edhe në shkolla të disa komunave tjera të vendit.

*Aktiviteti është realizuar me miratim nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë, ndërsa fotografitë e nxënësve janë realizuar me pëlqimin e prindërve dhe në koordinim me drejtorinë e shkollës, duke respektuar rregullat për mbrojtjen dhe privatësinë e fëmijëve.