Aktivitet edukues dhe argëtues me nxënësit e shkollës “Mihal Grameno (Ankesi 2)” në Fushë Kosovë

- Advertisement5 -

Një aktivitet edukues dhe argëtues është zhvilluar nga media për arsim Albanian Education në bashkëpunim me HyperActive, me nxënësit e shkollës fillore “Mihal Grameno (Ankesi 2)” në Fushë Kosovë, duke sjellë një qasje ndryshe për të folur mbi rëndësinë e lojës dhe aktivitetit fizik në zhvillimin e fëmijëve.

- paragrafi 1 -

Aktiviteti, i cili zgjati rreth 45 minuta, u zhvillua në formë bashkëbisedimi interaktiv me nxënësit, ku u diskutua mbi rolin e lojës në zhvillimin emocional, social dhe fizik të tyre.

- Advertisement - M1

Përmes shembujve praktikë dhe pyetjeve të drejtpërdrejta, nxënësit u inkurajuan të reflektojnë mbi rëndësinë e lëvizjes, bashkëpunimit dhe të mësuarit përmes argëtimit.

Atmosfera pozitive dhe pjesëmarrja aktive e nxënësve e bënë këtë aktivitet një përvojë të vlefshme dhe motivuese.

IMG 20260416 WA0000

- Advertisement - m2

IMG 20260416 WA0001

IMG 20260416 WA0002

IMG 20260416 WA0003

IMG 20260416 WA0004

Në fund të aktivitetit u zhvillua edhe një kuiz i shkurtër me pyetje lidhur me temat e trajtuara gjatë prezantimit. Si formë simbolike vlerësimi për pjesëmarrjen dhe përgjigjet e sakta, disa nxënësve u janë dhënë bileta falas për vizitë në qendrën e argëtimit HyperActive. Biletat iu dorëzuan mësimdhënësve, të cilët më pas do t’ua përcjellin prindërve.

*Aktiviteti është realizuar me miratim nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Fushë Kosovë ndërsa fotografitë e nxënësve janë realizuar me pëlqimin e prindërve dhe në koordinim me drejtorinë e shkollës, duke respektuar rregullat për mbrojtjen dhe privatësinë e fëmijëve.