Aktivitet edukativ në shkollën “Emin Duraku”: Daut Haradinaj bashkëbisedon me nxënësit për historinë dhe të ardhmen

- Advertisement5 -

Në shkollën shkolla fillore “Emin Duraku” në Prishtinë është organizuar një aktivitet edukativ me nxënësit, ku i ftuar ishte gjenerali Daut Haradinaj.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të shkollës, vizita u zhvillua në kuadër të aktiviteteve përkujtimore për periudha të rëndësishme historike të Kosovës dhe kishte për qëllim njohjen e brezave të rinj me përvojat dhe dëshmitë e kohës së luftës.

- Advertisement - M1

Drejtori i shkollës, Visar Osmani, gjatë fjalës së tij theksoi rolin që shkolla ka pasur ndër vite si hapësirë e arsimit dhe e edukimit qytetar.

Ai falënderoi mysafirin për praninë dhe për mesazhet që ndau me nxënësit lidhur me përgjegjësinë, angazhimin dhe të ardhmen e vendit.

Nga ana e tij, Haradinaj u shpreh i kënaqur që ndodhej në mesin e nxënësve dhe mësimdhënësve, duke vlerësuar interesimin e të rinjve për historinë dhe zhvillimin e vendit.

- Advertisement - m2

646591396 917511950669346 3276267076078948432 n

646481571 917512257335982 3024754303974466123 n

647028627 917512097335998 3715100346419974115 n

647058784 917512610669280 4024238683083599735 n

Njoftimi i plotë i shkollës:

Zëri i parë i UÇK-së” në mesin e nxënësve tanë 🇽🇰

Historia u rikthye sot në shkollën tonë,

Gjenerali Daut Haradinaj përballë brezit të ri të Kosovës!

Sot shkolla jonë pati nderin e veçantë të mirëpresë një nga figurat më të njohura të luftës çlirimtare, Gjeneralin Daut Haradinaj, i njohur në historinë e luftës si zëri i parë publik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndër të parët që doli hapur në skenë për ta bërë të njohur kauzën e saj para popullit.

Në një atmosferë të jashtëzakonshme, të mbushur me emocion dhe respekt, nxënësit dhe kolektivi i shkollës i rezervuan një pritje të ngrohtë mysafirit tonë.

Në fjalën e tij, drejtori i shkollës z.Visar Osmani theksoi se shkolla jonë në kohët më të vështira ka qenë një vatër e rezistencës dhe e qëndresës, një vend ku arsimi dhe atdhedashuria kanë ecur gjithmonë krah për krah. Ai falënderoi gjeneralin për praninë dhe për mesazhet e fuqishme që u përcolli të rinjve tanë për dashurinë ndaj atdheut, përgjegjësinë dhe të ardhmen e vendit.

Nga ana tjetër, Gjenerali Haradinaj u shpreh i kënaqur që ndodhej në mesin e nxënësve dhe mësimdhënësve tanë për të shënuar këto data të rëndësishme historike. Ai vlerësoi lart punën dhe të arriturat e shkollës sonë, duke u shprehur i impresionuar me zhvillimin, organizimin dhe energjinë që kjo shkollë reflekton sot.

Një pjesë shumë domethënëse e aktivitetit ishte bashkëbisedimi me nxënësit, të cilët shtruan pyetje për periudhën e luftës dhe për sfidat e asaj kohe, duke e kthyer takimin në një moment të rrallë reflektimi dhe mësimi për historinë tonë.

Momenti më emocionues erdhi nga trupa teatrale e shkollës, e cila interpretoi skenën historike të daljes së parë publike të UÇK-së në Llaushë, gjatë varrimit të mësuesit Halit Geci.

Interpretimi i nxënësve solli emocione të forta dhe një atmosferë të veçantë që preku thellë të gjithë të pranishmit.

Në përmbyllje të aktivitetit, drejtori i shkollës ndau mirënjohje për Gjeneralin Haradinaj, si dhe dhurata simbolike të punuara nga vetë nxënësit, si shenjë respekti dhe falënderimi.
Me një mirënjohje të veçantë u nderuan edhe dy mësimdhënësit tanë veteranë të luftës, Nuhi Dema dhe Sadik Vitia, për kontributin e tyre në luftë dhe në edukimin e brezave pas lirisë.

Falënderim i sinqertë për mediat që përcollën këtë aktivitet të rëndësishëm dhe për zyrtarët policorë për praninë dhe mbështetjen gjatë organizimit.

Ky aktivitet dëshmoi edhe një herë se shkolla jonë nuk është vetëm një institucion arsimor por një hapësirë ku historia, kujtesa dhe edukimi ndërtojnë bashkë të ardhmen e brezave të rinj.

“Kjo është shkolla jonë vendi ku historia e lirisë nuk është vetëm kujtim, por frymëzim i përditshëm për brezat që rriten me krenari për atdheun.” 🇽🇰🔥