Një aktivitet edukues dhe argëtues është organizuar nga media për arsim Albanian Education në bashkëpunim me HyperActive, është mbajtur në shkollën “Naim Frashëri”, në Prishtinë.
Gjatë aktivitetit, i cili zgjati rreth 45 minuta, u zhvillua një bashkëbisedim interaktiv me nxënësit, ku u trajtuan tema të ndryshme mbi rolin e lojës në zhvillimin e personalitetit dhe aftësive sociale.
Nxënësit u përfshinë aktivisht në diskutime dhe ushtrime praktike, duke dëshmuar interes dhe angazhim të lartë.
Në fund të aktivitetit u zhvillua edhe një kuiz i shkurtër me pyetje lidhur me temat e trajtuara gjatë prezantimit. Si formë simbolike vlerësimi për pjesëmarrjen dhe përgjigjet e sakta, disa nxënësve u janë dhënë bileta falas për vizitë në qendrën e argëtimit HyperActive. Biletat iu dorëzuan mësimdhënësve, të cilët më pas do t’ua përcjellin prindërve.



*Aktiviteti është realizuar me miratim nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë ndërsa fotografitë e nxënësve janë realizuar me pëlqimin e prindërve dhe në koordinim me drejtorinë e shkollës, duke respektuar rregullat për mbrojtjen dhe privatësinë e fëmijëve.