Aktivitet edukativ dhe argëtues me nxënësit e shkollës “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë

- Advertisement5 -

Media për arsim Albanian Education, në bashkëpunim me HyperActive dhe me lejen e Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka mbajtur një aktivitet edukativ dhe argëtues në shkollën “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë.

- paragrafi 1 -

Aktiviteti është realizuar me nxënësit e klasave të treta, të cilët patën mundësinë të jenë pjesë e një bashkëbisedimi interaktiv mbi rëndësinë e lojës dhe aktivitetit fizik në përditshmërinë e tyre.

- Advertisement - M1

Gjatë aktivitetit, nxënësit ndanë mendimet dhe përvojat e tyre, duke treguar se cilat aktivitete i ndihmojnë të ndihen më energjikë, më të motivuar dhe më të përqendruar në mësime.

IMG 20260415 WA0001 IMG 20260415 WA0002 IMG 20260415 WA0003 IMG 20260415 WA0004

Si një formë simbolike vlerësimi për angazhimin dhe përgjigjet e dhëna, disa nxënës u shpërblyen me bileta falas për vizitë në qendrën e argëtimit HyperActive. Biletat iu dorëzuan mësimdhënësve, të cilët më pas do t’i përcjellin tek prindërit.

- Advertisement - m2

Ky aktivitet kishte karakter edukativ dhe ndërgjegjësues, me theks të veçantë në rolin e lojës dhe lëvizjes fizike në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.

*Aktiviteti është realizuar me miratim nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Fushë Kosovë, ndërsa fotografitë e nxënësve janë realizuar me pëlqimin e prindërve dhe në koordinim me drejtorinë e shkollës, duke respektuar rregullat për mbrojtjen dhe privatësinë e fëmijëve.